Rrahen gjyqtarët pas ndeshjes Vitia

loading...


Fundi i ndeshjes Vitia – 2 Korriku, që përfundoi me fitoren e mysafirëve (2-1), ka qenë i dhunshëm.

Kjo pasi janë sulmuar fizikisht gjyqtarët e ndeshjes: gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri dhe anësorët Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama.

“Ka ndodhur një incident në një ndeshje futbolli në fshatin Sadovinë, Komuna e Vitisë. Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe janë duke u marrë në pyetje në lidhje me incidentin, derisa për persona tjerë akoma s’ e dimë në këtë fazë. Për momentin dyshohet se dy persona janë të involvuar në një incident – rrahje që ka ndodhë në fshatin Sadovinë të Vitisë, me përfundimin e ndeshjes, të pakënaqur me epilogun e ndeshjes ka ardhe deri të një incident”, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe gjyqtarin kryesor të kësaj ndeshjeje Fatmir Tahirin, i cili ka treguar se janë sulmuar nga katër persona dhe janë duke u trajtuar në ambulancë, pasi kanë lëndime trupore.

Tahiri përgjegjës për sulmin ka bërë zyrtarët e klubit Vitia.

“Pasi ka përfundu ndeshja na kanë sulmu katër persona, dy prej të cilëve i njohim, na kanë sulmu zyrtarët e klubit. Na kanë sulmu te tre gjyqtarët edhe anësorët Fatmir Abrashin dhe Fisnik Ramën. Te tretë jemi të sulmuar. Arseye s’ kanë pasë me na sulmu, loja mirë u kry veçse pse humben 1-2, për kurgjo tjetër. Për momentin jemi tu marrë ndihmë në ambulantë tasht kemi me shku me dhanë deklaratë në polici. Anësori Fisnik Rama ka më shumë lëndime, ka marramendjekokë”, ka treguar gjyqtari Fatmir Tahiri për KALLXO.com.

Ndeshja Vitija – 2 Korriku është luajtur në kuadër të xhiros së 13-të në Ligën e Parë, Grupi B.

 

Gjyqtari Fatmir Tahiri



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *