Rrëfimi i çiftit Maliqi që Vitin e Ri po e kalon në Klinikën Infektive

loading...


Në secilën shtëpi sot mblidhet familja dhe bëhen përgatitjet e fundit festive për natën e Vitit të Ri.

Por, dita e fundit e vitit i ka gjetur shumë qytetarë në Klinikën Infektive dhe klinikat e tjera të -së si të infektuar me .

I tillë do të jetë 31 dhjetori edhe për çiftin Maliqi që nata e ndërrimit të motmoteve do t’i gjejë në njërën nga dhomat e Klinikës Infektive ku po kurohen nga .

Avdullah Maliqi, në një lidhje direkte për Klan Kosovën, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë , pasi ky virus s’ është aspak i lehtë për t’u tejkaluar.

Edhe unë me bashkëshorten, sikur shumë njerëz nëpër , jemi prekur nga virusi COVID-19. Kemi qenë në një gjendje të rëndë në momentet kur kemi ardhur këtu. Falë stafit mjekësor të Klinikës Infektive, që na ka ndihmuar shumë, tani jemi më mirë”.

Lutja më e madhe për vitin 2021 është që sa më pak njerëz të preken nga ky virus. kisha bërë një apel që njerëzit t’i respektojnë këshillat e -së, prejse është një virus shumë i rëndë”.

Maliqi ka thënë se s’ e ka pritur aspak që fundviti do ta gjente duke luftuar me një virus dhe jo në shtëpinë e tij.

Edhe bashkëshortja e tij Zejnie Maliqi, përpos që s’e ka pritur se festën do ta kalonte kështu, e ka përjetuar rëndë mungesën e familjes mëngjesin e sotëm.

kurrë s’e kam menduar. Kam menduar krejt më ndryshe, por me këtë virus u përball krejt bota, ashtu si edhe ne. Ishte shumë e rëndë mungesa e familjes, por fati kështu e ka dashur. Dëshira ime për vitin 2021 është që vetëm të kemi shëndet dhe sa më parë të na largohet ky virus”, deklaroi ajo. /familjajone

Postime të ngjashme