Rrëfimi i nënës “Dashuria me emrin Mjalta”


Shkruar nga nëna Leonora Shabani Bajraktari

17.05.1999 

U zgjova në mëngjes, të
shkoj të gjejë spitalin e Gjinekologjisë që kur t’i kem dhembjet e lindjes me
e  ditë kah me u drejtu, pasi që ishim
refugjatë dhe s’ e njihja mire qytetin e Durrësit.

Mezi e prisja ditën që kam
me e lind Mjaltën, e paramendoja se vajza ime ka me qenë zeshkane sikur unë por
sytë e kaltër me i trashëgua nga  babi I
vetë. Si çdo nënë që përgatitet për lindjen e foshnjës së saj edhe unë njëjtë
por unë kisha blerë edhe “shnolla” se e ndjeja që vajza ime ka me lind me shumë
flokë pasi që nëna ime më thoshte se unë si bebe kam pasur  shumë flokë. s’ më ka shkuar në mendje kurrë
se unë mundem me qenë një nënë e një fëmijë me probleme shëndetësore, por as që
kam me e lind një fëmijë me nevoja të veçanta.

 Në mëngjesin e 
datës 18.05.1999 në ora 7:15 
lindi Mjalta me peshë 2650gr, 
50cm, e bukur, me flokë shumë dhe të zeza , me lëkurë e bardhë, rrethit
të syve e kishte një vijë të zezë, edhe pse mua më dukej shumë e bukur edhe me
atë vijë, dukej sikur me qenë e lyer  me
vije të zezë të “llajnerit”.

I Durrësit për herë
të parë kishte aq shumë pacientë dhe unë bashkë me disa gra të tjera nga
ishim  në katin e tretë ku s’ ishte shfrytëzuar
me herët, rrallë vinin mjekët të na 
kontrollonin, apo më mirë të them kurrë s’ u kontrollova pas
lindjes për tri ditë rresht.

Në ditën e tretë  erdhi një Neonatologe në dhomën tonë dhe
filloi me I lajmërua nënat se janë të lira të dalin nga spitali, mua me kaloi
s’ foli me mua, pasi që ajo filloi të dal nga dhoma vrapova pas saj, thash me
vete më harroi kjo mua, e ndala dhe e pyeta:

Doktoreshë, më duket më
harrove mua, a mundem edhe unë të dalë nga spitali, pasi që unë po ndihem mirë
edhe vajza po me duket mirë!?

Ajo me një zë të butë po
me kthen përgjigjen:

He zemra si të duket
goca ty?

Unë: Shumë e bukur !

Ajo: Si të duken sytë,
hunda, veshët ?

Unë: Shumë të bukur, bile
sytë sikur me i  lyer me “llajner”-
flisja me shumë shpirt, me shumë ëmbëlsi.

Ajo: Më fal zonjë por tek
goca e jote e kemi dëgjuar një zhurmë në zemër, dhe është mjaft serioze, kështu  qe ti s’ mund të dalësh akoma nga spitali!

U shtanga një bombë
atomike u aktivizua në kokën time, fillova me pyetje:

Me kusht që qëndrojë në Spital do
ma operoni vajzën?

Ajo: Jo është një
intervenim shumë I rënd dhe në s’ e bëjmë dot.

Tash unë isha për tokë ,
s’ dija si me e ndihmuar vajzën, por e dija që Me kusht që rri në këtë spital vetëm e
ngadalësojë vajzën dhe me vetë dëshirë kërkova me dal  nga spitali, me mendimin se tash do të shkoj
në të gjitha kampet që ishin të formuara nga shtetet e ndryshme të botës që
ndihmonin refugjatët nga dhe mendoja se me ndonjëra do ia mundësojnë
vajzës sime operacionin në zemër.

I vizitova shumicën e
kampeve asnjëra s’ ia bëri të mundshme vajzës sime të operohej në vendet e
tjera të botës.

Kalojë një kohë….kështu
duke kërkuar ndihmë ku do që dëgjoja ndonjë mundësi.

Mbarojë lufta….

Unë bashkë më burrin
shkuam në , ne spital…aty më kontrolluan Mjaltën. Gjatë gjithë kohës,
çdo ditë e më shumë e kuptoja që edhe diçka tjetër s’ ishte në rregull me
Mjaltën, pasi që gjithmonë mjekët flisnin pas shpinës sime.

Unë mundohesha të jem një
nënë e kujdesshme, një nënë që do të bëjë çdo gjë për lumturinë e saj dhe prapë
s’ doja ta mendoja atë që s’ më pëlqente.

Pas një muaji burri po më
tregon që vajza jonë është edhe me Doën Syndrome, e pyeta çfar është Doën
Syndrome?

Ai ma ktheu “ne duhet të
punojmë më shumë me të”. 

s’ u mërzita meqë s’
qenka ndonjë punë e madhe,  pasi qenka në
dorën time unë e di që do mundohem për të, ky është obligim i imi, është detyrë
e imja apo e të dy prindërve, s’kemi pse me kursye kohë për të mirën e vajzës
sonë, por kryesor ishte zemra e saj që po mundohej aq shumë, e ne s’
po mundeshim  me bo diçka më shumë për
operimin e zemrës së saj të vogël!

U kthyem në duke
menduar që këtu do të mund të operojmë vajzën, Filluam kontrolla, analiza dhe në
fund Mjalta u diagnostikua me A-V Canalis Completa , shumë serioz, më e
keqja se asnjë fëmijë që lindin me probleme të ndryshme të zemrës s’ operohen
, kuptohet edhe Mjalta e kishte këtë fat.

Dëgjoja për disa
organizata që I merrnin fëmijët me problem në zemër, i trajtonin në ,
filluam me I kontaktua, s’ kisha qasje ndryshe vetëm me anë të mjekëve tanë, por fëmijët
me Down Syndrome s’ I shtinin në ato lista për një operim të mundshëm.

Gjate luftës jemi shoqëruar
me një mike nga SHBA, në fillim të  vitit
2000 i kërkova burrit që ta kontaktojmë, me anë të  Email-it 
ndoshta ajo mundet me na ndihmua që Mjaltës të i mundësohet operimi në
zemër.

Ajo e ktheu përgjigjen
menjëherë dhe në Shtator e kishim kontrollin e parë në Children’s Hospital
Boston, isha shumë e lumtur.

Me 14.09.2000 u nisa me
Mjaltën në SHBA ishte shumë rrugë e gjatë, në aeroplan më shikonin sikur me qenë
alienë, pasi që Mjalta s’ ndihej mirë për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë
fluturimit, ajo kishte barkqitje dhe vjellje, fillova me i humb shpresat, mos
s’ po ia del vajza deri në spital, askush s’ më afrohej isha krejt e vetme
dhe të gjithë udhëtarët dolën në një anë të aeroplanit e unë vet me vajzën në
anën tjetër.  Mjalta s’ kishte fuqi të qajë,
por e vjellja e saj edhe barkqitja e saj i pengonte të tjerët e Mjalta ishte 16
muajshe por ishte vetëm 4.5 kg!

Mbërrina në këtë spital, u
gëzova pa masë, s’ mërzitesha meqenëqë unë për 16 muaj rresht e kam kërkuar
këtë ditë, s’ besoja se vajza mundet të më vdesë gjatë operacionit meqë
besoja në staf të këtij spitali por gjithashtu për herë të parë diagnoza e
Mjaltes ishte operua në vitin 1990 nga I njëjti kardiokirurg pediatër që do e
operonte Mjaltën.

Aty e kuptova që kjo diagnozë
do të duhej të operohej në gjashtë muajt e parë të lindjes,  meqë tash iu kishte shfaqur edhe diagnoza
Arterial pulmonary hypertension (Tension I lartë I mushkërive), ishte vonë por
zoti edhe mjeku kanë dashtë që Mjaltës të ia mundësojnë të jetojë më gjatë.

Operacioni shkojë mirë, Mjalta u rrit pranë neve prindërve e motrës…. jetojë e na fali dashuri pa kusht edhe disa vite tjera…
Sfidat s’ munguan kurrë, por dashuria e madhe që Mjalta kishte për ne ishte motivi më i madh që ne së bashku si katërshe të luftonim për mirëqenien e saj…

Rrëfimi im s’ mbaron këtu….takohemi prapë me rreshtat e dalë nga shpirti i një nëne. /Familja Jonë

Postime të ngjashme