Rreth 700 policë të infektuar me koronavirus dhe 11 të vdekur

loading...


Afro 700 policë janë infektuar me COVID-19, ndërsa 11 nga ta kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë nga kjo sëmundje.

Këto shifra të infektimeve dhe të vdekurve i ka konfirmuar nënkryetari i Sindikatës së Policsë, Shaban Tasholli.

Ai, në një intervistë për Ekonomia Online, u shpreh se s’ është punë e lehtë të ballafaqohesh me qytetarë tetë orë në ditë, edhe pse thotë se do të jenë gjithmonë në shërbim të tyre.

“deri më tani kemi rreth 700 policë të infektuar ndërsa të vdekur nga coronavirusi kemi 11. Është një përfshirje bukur e madhe nga Covidi. Orari jonë është 8 orësh dhe s’ është lehtë të ballafaqohet me popullatën në këtë pandemi që pandeminë e kemi kudo, mirëpo policët s’ hezitojnë dhe mundohet të ruhen vetvetiu me maska, po mundohen ta korrigjojnë vetveten dhe popullatën. Pavarësisht ne duhet të kryejmë orarin e punës”, theksoi ai.

Numri i të infektuarve po konsiderohet shqetësues javëve të fundit, ashtu që vetëm dje u raportuan 688 raste pozitive nga 1 mijë e 865 mostra. /familjajone

Related posts