Rrezikimi i trafikut publik

loading...
Neni 370
Rrezikimi i trafikut publik
1.  
Kushdo që shkel
ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikon jetën e njerëzve
apo pasurinë dhe me këtë i shkakton dikujt dëm të konsiderueshëm pasuror,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
2.  
Kushdo që shkel
cilindo ligj mbi trafikun rrugor apo transportin rrugor dhe me këtë rrezikon
trafikun hekurudhor, me tramvaj, me trolejbus, me autobus, me teleferik ose
trafikun ujor dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën e njerëzve, sigurinë fizike ose
pasurinë, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet.
3.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1 ose 2. i këtij neni rezulton me dëm pasuror në vlerë prej
pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej
gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
4.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të
ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më
shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
5.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i
këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me
burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
6.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i
këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në
një (1) vit.
7.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me dëm pasuror në vlerë prej
pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet.
8.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm
pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.


9.   Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni
rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej
një (1) deri në tetë (8) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *