Rritet dukshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


loading...

Kosova ka shënuar rritje drastike të rasteve të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit.

148 raste të infektuara dhe 56 të shëruar regjistrohen në raportin 24-orësh nga IKSHPK.

Rezultatet e tilla dolën pas testimit të 981 mostrave të marra nga spitalet publike dhe private.

Prishtina prinë me 66 raste, e ndjekur nga Gjilani dhe Mitrovica me 14, Fushë Kosova 10, Deçani, Drenasi dhe Peja me 6, Prizreni dhe Vushtrria 5, Lipjani 4, Ferizaji, Shtimja Skenderaj dhe Vitia me 2 dhe nga një rast e kanë Malisheva, Novebërda, Kamenica dhe Podujeva. /familjajone

loading...