© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
mjeket

Personeli shëndetësor këtë muaj ka marrë pagat e reja, me rritjen historike për mjekët specialistë. Mjekët në Spitalet Rajonale dhe Bashkiake të Jugut të vendit janë shprehur entuzjastë për pagat e reja me +50 mijë lekë, duke e konsideruar një rritje dinjitoze që vlerëson profesionin dhe mjekët në Shqipëri.
Mjekët e spitaleve të Përmetit, Gjirokastrës, Vlorës, Korçës, Fierit dhe Elbasanit duke e konsideruar një rritje historike, shprehen të motivuar për të shërbyer me dinjitet në vendin tonë.

“Eshtë një rritje historike e pa ndodhur më parë dhe tani e prekshme për ne”,- tha dr. Vlefta Bejko nga Spitali Rajonal Korçë.

“Ishte një vlerësim i madh për ne”,- tha Dr. Jonus Hoxha nga Spitali Bashkiak Përmet.

“Me rritjen e pagës ne ndihemi vërtetë të vlerësuar dhe kjo na motivon më shumë të jemi efiçentë në punën tonë, të jemi të qëndrueshme për të mos u larguar asnjëherë nga vendi ynë”,- tha Dr. Ergys Mici nga Spitali Rajonal Elbasan.

“Eshtë një pag dinjitoze krahasuar me pagat e rajonit të Ballkanit që na motion të punojnë këtu pranë familjarëve tanë”,- tha Dr. Saimir Shehu nga Spitali Rajonal Elbasan.

“Sakrifica jonë e përditshme u shpërblye me këtë rritje histrike”, shprehet mjeku i Spitalit të Vlorës Faslli Haxhiraj.

“Rritja e pagave na barazoi me kolegët tanë në rajon”,- tha Dr. Stela Sanxhaku.
“Jam shumë i gëzuar për rritjen e pagës e cila me thënë të vërtetën ka qënë domethënëse”,- tha Dr. Endrit Susaj nga Spitali Memorial Fier.

Nga rritja e pagave sipas planit në sektorin e shëndetësisë përfitojnë mbi 22 mijë mjekë, infermierë, stafe administrative në strukturat shëndetësore.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.