Rrjeti i Grave të Kosovës i kërkon Hotit shkarkimin e Driton Selmanajt




Rrjeti Grave të Kosovës (RrGK) përmes një letre drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklaratës së tij në lidhje me të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë.

Në këtë letër drejtuar kryeministrit, Rrjeti i Grave ka përmendur kërkesat e vazhdueshme të familjarëve të personave të pagjetur, drejtuar qeverisë së Kosovës, që nga mbarimi i luftës.

“Familjet e të pagjeturve s’ u ndalën kurrë. Që nga përfundimi i luftës, ata vazhdimisht kanë protestuar, demonstruar dhe kanë ngritur zërin duke kërkuar përgjigje nga qeveria. Ne kemi qëndruar me ta, duke dëgjuar rrëfimet dhe thirrjet e tyre për të vërtetën.Qeveria e Kosovës kurrë s’ i dha prioritetin e merituar kësaj çështjeje. Përkundrazi, për dy dekada, kemi dëgjuar një kaskadë premtimesh boshe që mbajnë pak të vërteta”, thuhet në letrën drejtuar Hotit.

Shih edhe:  Biden administration will send Covid vaccines directly to doctors in rural areas to boost shot rates

Gjithashtu, aty është përmendur edhe deputetje Saranda Bogujevci, duke u cilësuar si një nga zërat më të fortë në Kuvend.

“Që nga momenti kur u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës, ajo ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës duke ngritur çështjen e rëndësishme të të pagjeturve. Ajo ka përmbushur detyrën e saj si deputete, për të përfaqësuar interesat tona dhe për të adresuar këtë shkelje serioze të të drejtave të njeriut”.

Në këtë letër është përmendur edhe shkarkimi i ish ministrit të Qeverisjes Lokale në qeverinë e Isa Mustafës, Jabllanoviç, i cili ishte shkarkuar pas deklaratave të tij ndaj familjeve të personave të pagjetur. Sipas Rrjetit të Grave, kjo është hera e dytë që vjen një ofendim i tillë nga qeveria dhe rezultati s’ do të duhej të ishte ndryshe.

Shih edhe:  Amazon slammed for selling bogus homeopathy products made from the pus of syphilis blisters

“andaj, ne u bashkëngjitemi mijëra qytetarëve, duke përfshirë ata që tashmë kanë nënshkruar peticionin online, në thirrjen për shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt. Kjo është e drejtë e popullit: të kërkojë përgjegjësi nga udhëheqësit tanë politikë për të përfaqësuar interesat tona”.

ndërsa në fund të kësaj letre, drejtoresha e Rrjetit të Grave, Igballe Rogova ka  bërë të ditur se do të protestojë çdo ditë nga ora 12:00, para qeverisë së Kosovës, derisa Driton Selmanaj të shkarkohet.

“Unë do të qëndroj në heshtje, në solidaritet me familjet e personave të pagjetur, si dhe me shumë qytetarë të Kosovës që mbështesin thirrjet e tyre për të vërtetën dhe për veprim nga qeveria jonë”, thuhet në fund të letrës së Rrjetit të Grave, drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti.

Shih edhe:  Damage to white matter is linked to worse cognitive outcomes after brain injury -- ScienceDaily