Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Shkruan: Dr. Lida Shosha

#Rrugetimi i bisturise se nje kirurgeje.

Shpesh, doktoresha qe sapo kane mbaruar mjekesine me pyesin, a te marin kirurgjine si specialitet?
Me godet shpirtin kjo pyetje. Po, Entela, Ina, Marina, ju mund ta merni kirurgjine, e ku ka profesion me sublim!
Po duhet tju them ca te verteta qe te mos ju mbetet rugetimi pergjysem, qe te arini finishin, qe te mos ju thyet endra ne mijera copezash , qe te mos ju ngrije buzeqeshja dhe investimi tju shkoje dem.
Kirurgjia eshte mision, pasion i cmuar, duhet ta doni shume, shume me shume se veten, femijen, familjen, shoqerine, duhet te punoni nate e dite,ska festa,pushime, celebrime, dasma, madje sdo mund te shkoni as neper varime,
do ju paragjykojne ne veshje, ne mendime, do ju ngacmojne nga afer e nga larg me ironizime, eshte “klubi” i meshkujve qe dominon kete profesion.
Mandej “klubi” i meshkujve qe drejton, perflet pas shpine dhe sukseset i transformon ne deshtime, do harosh ku eshte qendra e qytetit, ku eshte kafja qe dikur dilje me shoqerine, do ngresh cantat ne kuriz, neper bote, te trajnohesh , te aftesohesh me shpenzimet e familjes, se ketu ste jep zanat askush, te lene pas dere si mjeran te nje kohe moderne… e ti mallkon veten, shtetin, e nje dreq qe linde ketu, mandej kur te jesh vete semure do cohesh te shohesh se pari si eshte shendeti i atyre qe te kane besuar, shendeti yt eshte i fundit, ne endra sdo shohesh lendina, po pacientet me lendime, ske kohe per nenen, familjen qe te shohin ne drite te syrit, a ste shohin hic, do perballesh me sfida se vendi yne nuk jeton dot pa to, e pasi ke perballuar nje, vjen tjetra, e keshtu me radhe, dhe shume here i ben pyetjen “ci bera vetes”, do qash ne heshtje, me lot, pa lot, do flakesh tutje dorezat, qe do i veshesh neser perseri, se ti sjeton me dot , pa maske e bisturi e kostumi i kirurges me kapuc ne koke, eshte sfilata e jetes tende,
Por pastaj vjen nje tjeter dite, dhe ti shpeton nje jete , dy, me dhjetra , e qindra, perpiqesh deri ne ekstrem per ata qe te besojne, e kjo fshin cdo sakrifice sublime qe ke bere, per te aritur aty, ku ste prekin dot me, turma e ziliqareve te vjen rotull , por vlera jote eshte skalitur ne trupat e atyre qe ke kuruar e mjekuar nder vite me shume dashuri e perkushtim, duke mohuar vetveten per kete qellim, e suksesi e vlera jote udheton ne cdo cep te vendit tend.
Po, ti mund te behesh “kirurge” , pasi te kalosh rrugen e ferrit, te mposhtesh bariera, te sfidosh mentalitetin dhe kulturen maskiliste qe rendom dominon, te realizosh endren tende dhe kokelarte te ecesh ne rrugen e koloseve te kirurgjise. Ecni dhe mos u ndalni . Ne bisturine ne doren tende, varet jeta e nje njeriu qe te ka besuar. Nuk ka shperblim e vleresim me te madh kjo jete, mbaje me profesioalizen e dinjitet.

#LSH

Leave a Reply