Rusi: Shkon mbi 10 mijë numri i viktimave nga COVID-19

loading...

Rusia është një nga vendet më të goditura nga COVID-19. Situata atje vazhdon të jetë e rëndë.

E Shtunë, 4 Korrik 2020 – 18:50
albinfo.ch

Foto: Ministria e Infrastrukturës/KS

Në Rusi ka arritur në 10.027 numri i viktimave nga COVID-19, kurse në 674.515 numri i të diagnostikuarve pozitivë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit ka njoftuar për 6.632 raste të reja dhe 168 të vdekur.

Në nëntë ditët e fundit, Rusia ka raportuar nën 7 mijë raste ditore me COVID-19, transmeton Anadolu Agency, përcjell albinfo.ch.

Moska është një nga qytetet më të prekura, ku janë regjistruar 680 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 224.210, kurse numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.929, me 25 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tash në Rusi janë kryer mbi 20,7 milionë teste, përfshirë 301 mijë brenda 24 orëve të fundit.

kurse, numri i të shëruarve ka arritur në 446.893, me 8.968 të shëruar në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, kurse vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

 



loading...