Skip to toolbar

Ruzhdi Shkodra: Shqiptarët të vetmit në botë që i mbrojtën hebrenjtë

Ruzhdi Shkodra, kryetar i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova”, tha se me rastin e Ditës Ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit në Kosovë ka aktivitete në nderim të atyre që u vranë.
Në gjithë botën u kujtua Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ruzhdi Shkodra, kryetar i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova”, tha se me rastin e Ditës Ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit në Kosovë ka disa aktivitete në nderim të atyre që u vranë.
“Kontributi i shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve është shumë i madh dhe kjo vlerësohet nga Izraeli” , tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),
Sipas tij gjashtë milionë hebrenj u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.
loading...