Tue. May 17th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Shkencëtarët thonë që në 50 deri 80 për qind të rasteve të belbëzimit pushojnë para moshës pesëvjeçare, mirëpo s’ ka ilaç – Po qe se vazhdohet edhe më vonë

Fondacioni Ndërkombëtar i Belbëzimit vlerëson që atë çrregullim e kanë rreth 50 milionë njerëz në botë. s’ ka ilaç për belbëzimin dhe askush s’ e di shkakun e vërtetë edhe pse konsiderohet që tiparet trashëgimore, ndërsa tash edhe natyra emocionale, kanë rol në këtë.

– Pamundësia e komunikimit çon në zhgënjim dhe zemërim, ndonjëherë edhe në tërheqje, thotë Prof. Edward Contour nga Universiteti ‘Vanderbilt’ në Nashville, shteti Tennessee, transmeton Telegrafi.

– Thjesht s’ mund të komunikosh kur të duash, për atë që dëshiron, me kë dëshiron dhe si e dëshiron. Pra, ky mund të jetë shkaktar i shumë problemeve. Çdokush mund ta kuptojë këtë, prejse është shumë zhgënjyese.

Profesori Contour studioi 111 fëmijë të moshës dy deri në pesë vjeç. Kjo është grupmosha në të cilën belbëzimi bëhet shumë i dukshëm.

Djelmoshat tri herë më shumë kishin prirje të belbëzonin sesa vajzat, tregon hulumtimi.

Speech therapist

Ndonëse ekziston lidhje gjenetike në familje, Contour gjithashtu ka konstatuar që shumica prej këtyre belbëzuesve të vegjël bëhen zakonisht më nervozë kur komunikojnë në situata në dukje normale të lojës.

Fëmijëve të tillë zakonisht u duhet më shumë kohë që të qetësohen, kur tashmë njëherë shqetësohen. Reagimi i tyre emocional atëherë shkakton belbëzim.

Contour thotë që prindërit dhe mësuesit mund t’u ndihmojnë fëmijëve duke u mundësuar ambient të qetë, i cili i ofron fëmijës më shumë shanse që të flasë.

Është e domosdoshme që të përmbahemi nga kritikat apo të hidhërohemi kur fëmija s’ mund t’i theksojë fjalët dhe të kërkojmë ndihmën e logopedit i cili mund të punojë me fëmijën. Po qe se e gjithë kjo bëhet, ekzistojnë gjasa të shumta që belbëzimi të kapërcehet. 

87a13603266b89fec3d92a43

[ad_2]

Leave a Reply