s’ ka “viktimë të katërt” në aksidentin e djeshëm: Gruaja dhe vajza, jashtë rrezikut për jetën


loading...

Bashkëshortja e 35 vjeçarit të vdekur,ashtu sikurse edhe e bija e tyre 11 vjeçe kanë dalë sot nga gjendja e komës, ku ndodhej pas aksidentit

E Shtunë, 17 Tetor 2020 – 19:41
albinfo.ch

Tragjedia e rëndë që dukuri ditën e djeshme në Gjermani, me ç`rast humbën jetën tre persona nga një familje kosovare me qëndrim në Zvicër ka tronditur komunitetin e këtushëm shqiptar dhe jo vetëm atë.

Sipas njoftimeve nga policia gjermane, të publikuara mbrëmë në media të ndryshme, edhe në albinfo.ch, rezultonte se edhe një person, vozitësja e automjetit, ishte në gjendje kome dhe në rrezik jete.

Sot, në orët e paradites madje edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, duke iu referuar Ambasadës Kosovare në Berlin, kishte dalë me njoftimin për “vdekjen e personit të katërt” në këtë tragjedi .

Për fat të mirë, kjo s’ ka ndodhur. Gruaja në fjalë, e cila ishte bashkëshorte e 35 vjeçarit të vdekur (Z.K.), ka dalë sot nga gjendja e komës, ku ndodhej pas aksidentit. Kështu tregon një burim i albinfo.ch (S.B.) nga rrethi familjar i viktimave të aksidentit. Ai po ashtu konfirmon se edhe vajza 11 vjeçe, e cila po ashtu kishte pësuar lëndime të rënda, sot është zgjuar nga koma. Ajo bashkë me të ëmën, s’ janë më në rrezik për jetën.

Burimi tjetër i albinfo.ch tregon se ecuritë e nevojshme mjekoligjore rreth viktimave të aksidentit s’ do të përmbyllen para ditës së hënë ose të marte të javës tjetër. Kështu që varrimi i tyre mbetet për më vonë.

Por, sipas tij, familja tashmë ka kontraktuar një shërbim për transportin e kuformave dhe ato pritet të barten në Kosovë, ku dhe do të varrosen, në vendlindje, Rahovicë të Ferizajt.



loading...