Sa është paga vjetore e Mjekut, Prokurorit dhe Gjyqtarit në Gjermani?



Gazeta Shëndeti nga burimet e saj ka mësuar se nga shumica e personelit shëndetësor ligji për paga po vlerësohet si shkelje e rëndë për Mjekët dhe Infermierët.
Sot në emailin e Gazetës Shëndeti kanë arritur disa fotodokumente në të cilat tregohet paga mujore e Mjekut, Gjyqtarit dhe Prokurorit në Gjermani.
Me të arritur emaili në redaksinë tonë ne i kemi analizuar me shumë kujdes faktet e ofruara dhe kemi bërë hulumtime të shumta dhe të hollësishme duke arritur në përfundim se faktet e ofruara qëndrojnë plotësisht dhe përputhen në çdo pikë.
Sipas këtyre fakteve paga e Mjekut, Prokurorit dhe Gjyqtarit në Gjermani është si vijon:
Paga vjetore e Mjekut në Gjermani është 155 mijë euro.
Paga vjetore e Prokurorit në Gjermani është 115 mijë euro.
Paga vjetore e gjyqtarit në Gjermani është 69 mijë euro.
Pra shihet mjaft qartë se Mjeku në Gjermani vlerësohet mjaft lartë dhe ka një pagë të dinjitetshme dhe nuk mohohen vitet akademike, rrezikshmëria dhe përgjegjësia sikurse që ndodh në Kosovë ku Specialisti ka 24 vite akadamike dhe vlerësohet me koeficientin 5 ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët kanë maksimum 5 vite akademike dhe vlerësohen me koeficientin 8. Kjo nuk mund të konsiderohet asgjë tjetër pos padrejtësi e qartë dhe tepër nënçmuese.
Për më shumë shikoni fotodokumentet

loading...


loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *