Skip to toolbar

Sa është pasuria e Jahja Llukës?


loading...

Ish- këshilltari politik në Zyrën e Kryeministrit, Jahja Lluka  ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi 120 metra katrorë në vlerë 200 mijë euro, të ndërtuar me vëllezërit në vitin 1981.

Po ashtu një shtëpi tjetër 250 metra katorë në vlerë 200 mijë euro, të ndërtuar në vitin 2005 dhe një truall 25 ari të trashëguar nga viti 1980, në vlerë 100 mijë euro.

Lluka ka deklaruar se një veturë të blerë në vitin 2015, në vlerë 12 mijë euro.

Jahja Lluka për dallim nga viti i kaluar, kur kishte deklaruar 22 mijë e 940 euro para të gatshme në bankë, këtë vit ka deklaruar se ka 29 mijë euro para të gatshme dhe 2 mijë të tjera.

kurse në emër të fëmijëve ka deklaruar 445 euro.

Lluka ka deklaruar se ka një kredi prej 1,509 eurove, për blerjen e veturës e që i përfundon këtë vit, pasi kohëzgjatja ishte 5 vite duke filluar nga viti 2015.

Sa i përket të hyrave vjetore, Lluka sa ishte këshilltar politik në Zyrën e Kryeministrit merrte pagë vjetore 16 mijë euro dhe ka deklaruar mëditje në vlerë prej 9 mijë e 435 eurove.



loading...