Sa fiton brenda vitit Kryeministrit Avdullah Hoti


loading...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vitit 2019 kishte të hyra mbi 40 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë i cili është bërë në mars të këtij viti, Hoti deklaroi pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës prej 17 mijë e 814 euro e 60 cent.

8 mijë e 100 euro Hoti deklaroi si pagë nga Kolegji “Dardania”, angazhim për vit akademik, pagë e plotë për muajin janar dhe gjysmë pagë për muajin shkurt.

Kryeministri kosovar e ka deklaruar edhe si pagë sekondare 11 mijë e 314 euro nga Universiteti i Prishtinës.

Nga udhëtimet zyrtare, gjatë vitit 2019, sa ishte deputet, Hoti i deklaroi 1 mijë e 326 euro e 60 cent.

Nga qiraja e banesës, shefi i ekzekutivit i deklaroi 2 mijë e 730 euro kurse 694 euro edhe si honorarë për monitorim të studentëve në doktorata në universitetin “St Kliment Ohrideski”.

 

Në deklarimin e tij në Antikorrupsion, Hoti ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes e cila përgjatë vitit 2019 kishte marr 6 mijë e 811 euro.

Hoti i ka deklaruar edhe një shumë të konsiderueshme të parave si të gatshme e të cilat i ruan në bankë.

Si para të gatshme në emër të tij, Hoti i ka deklaruar 3 mijë e 830 euro e që i ruan në dy banka të ndryshme në Kosovë.

1 mijë e 311 euro i ka deklaruar si para të gatshme të bashkëshortes kurse edhe 1 mijë 372 euro në emër të fëmijëve.

Avdullah Hoti i ka deklaruar edhe tri banesa, pronësinë e të cilave e ka përshkruar si të përbashkët. Vlera e përgjithshme e këtyre tri banesave të shefit të qeverisë kapë vlerën e 233 mijë eurove.

Hoti po ashtu deklaroi se është në kredi prej 21 mijë e 325 eurove për blerjen e një trualli në Fushë Kosovë dhe një tjetër kredie për blerjen e një banese.



loading...