Wed. Oct 5th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Sa herë
————-

Sa herë mundohem të të fshij nga syt e mi,
Dhe perden e gjumit zë dhe ul ngadalë,
Ti mua më shumë më krijon pagjumësi,
Ndjenjë më vjen ëmbël, si në një përrallë!

E kthehem majtas – djathtas shpesh,
Veten gënjej, mos u lëndofsha,
Por ti prap zgjuar do të më gjesh,
Pafundëdësive të fjalës… ndoshta!

Pastaj në prehër rrëmbej natën,
Dhe jastëkun në dysh e zvogëloj,
Jorgan kujtimesh hedh imagjinatën,
Në trup puthje, mall, ty të formoj!

Sa herë mundohem të të fshi nga syt e mi,
Ti aq më thellë brënda tyre depërton,
Po ti si fle vall:- a mund ta di,
A është e ngjashme thua… nata jon!

Fani Duro.

You cannot copy content of this page