Sa i kushtoi Sejdi Hoxha Postës si kryeshef


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, para se të merre këtë pozitë kishte qenë Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Posta e Kosovës Sh.A”, për 8 vite me radhë.

Nga viti 2012 deri në vitin 2019, Hoxha kishte mbajtur këtë pozitë për të dhënë pastaj dorëheqje në gusht të 2019, për siç kishte thënë ai ‘angazhimet politike dhe akademike’.

KALLXO.com ka siguruar dokumentin i cili tregon për shpenzimet e Hoxhës në këtë ndërmarrje.

Shpenzimet e ish-kryeshefit Hoxha janë konfirmuar edhe nga zyra për media e Postës së Kosovës.

Për të gjithë këtë periudhë sa ka qenë kryeshef i kësaj ndërmarrje Hoxha si pagë ka marrë 233 mijë 528 euro e 41 cent, duke mos i llogaritur këtu mëditjet.

Në total të gjitha shpenzimet e ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës për kryeshefin Sejdi Hoxha, duke përfshirë, pagën, mëditjet, reprezentacionin, derivatet e naftës, biletat si dhe bonuse të tjera për 8 vite me radhë kapin vlerën  344 mijë e 631 euro 73 cent.

Shpenzime e Hoxhës në telefon, mbi 8 mijë euro për një vit

Ish-Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha për gjatë tetë viteve sa ka qenë në këtë ndërmarrje ka shpenzuar 21 mijë e 797 euro 61 cent.

Hoxha kishte blerë edhe një telefon në vlerë prej 1,000 eurove në vitin 2015.

Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com, e të konfirmuar edhe nga ndërmarrja, më së paku shpenzime në telefon, Hoxha ka bërë në vitin e parë të punës së tij, pra në vitin 2012, Hoxha shpenzuar  224 euro e 72 cent.

Mirëpo në vitin e dytë të punës së tij, deputeti i PDK-së, ka shumëfishuar shpenzimet për telefon, nga 224 euro, Hoxha në vitin 2013 ka shpenzuar  6 mijë e 663 euro e 17 cent.

Për të vazhduar pastaj në vitin 2014 duke i ulur shpenzimet e tij për telefon  në  4 mijë e 185euro e 73 cent.

Më pak para në telefon, ish-kryeshefi Hoxha ka shpenzuar në vitin 2015,  632 euro e 53 cent si dhe në vitin 2016, kishte shpenzuar 986 euro e 26 cent., kurse në vitin 2018 ka shpenzuar 584 euro e 95 cent, si dhe në vitin 2019 ka shpenzuar 377 euro e 13 cent.

kurse më së shumti para gjatë mandatit të tij si kryeshef, në bazë të dokumentit të siguruar nga KALLXO.com , Hoxha ka shpenzuar 8 mijë e 143 euro e 12 cent në telefonin e tij.

Për këto shpenzime KALLXO.com ka kontaktuar deputetin Hoxha, i cili s’ ka mohuar asnjë nga shpenzimet e viteve të lartcekura përpos ati të vitit 2017 për të cili ka thënë se është i pasaktë.

Hoxha ka thënë se gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka përdorur pakon e internetit me operator vala dhe në momentin që është shpenzuara pakoja s’ ka marrë asnjë mesazh informues dhe pastaj me automatizëm i’u janë ngarkuar edhe shpenzimet.

“Në mungesë te mesazhit njoftues nga vala që pako është shpenzuar, telefoni me automatizëm ka kaluar në shpenzime standarde të cilat kanë çmim shumë më të lartë se sa ato që janë në pako. Telefonat smart edhe Vetëm po të s’ hap asnjë aplikacion, email apo komunikim ata ne prapavijë janë aktiv dhe krijojnë shpenzime edhe kur telefoni aspak s’ përdoret”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Madje Hoxha ka thënë që për këtë problem i është drejtuar edhe Telekomit të Kosovës, ndaj të cilit me anë të një ankese ka kontestuar 3 fatura të atij viti të cilat kapin vlerën 6,582.

“Unë jam njoftuar zyrtarisht nga z. Arben Shabani që këto shpenzime janë korrigjuar dhe s’ do te faturohen për pagesë. Me qen se ka kaluar kohe e gjate unë ju kam drejtuar dje z. Shabani ne lidhje me këtë çështje dhe sot  kam marr përgjigje te cilën. Edhe nga ky email shihet qe mos korrigjimi i këtyre faturave bie mbi përgjegjësin e departamenteve te financave te Postes dhe Telekomit.

KALLXO.com ka parë komunikimin me email mes Arben Shabanit, drejtor për Inovacion, Partneritet dhe Ndërlidhje Institucionale në Telekomin e Kosovës dhe deputetit të PDK-së, Sejdi Hoxha.

Në këtë komunikim drejtori Shabani sqaron se Hoxha ka kontestuar 3 fatura, atë të muajit të 4-të të vitit 2017 në vlerë prej 1 mijë e 584 euro, atë të muajit të 7-të në vlerë prej 2 mijë e 806 euro si dhe atë të muajit të 11-të në vlerë prej 2 mijë e 192 euro.

Ai e njofton deputetin Hoxha se ankesa e tij është aprovuar, mirëpo s’ e konfirmon Vetëm po të janë kryer korrigjimet.

“Telekomi i Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën nga Posta e Kosovës për korrigjimin e këtyre shpenzimeve. s’ mund të konfirmoj në këtë moment Vetëm po të këto korrigjime janë kryer ashtu siç është zotuar Telekomi”, thuhet në emailin të cilin sot drejtori Shabani ia ka dërguar deputetit Hoxha.

KALLXO.com ka kontaktuar drejtorin Shabani mirëpo i njëjti s’ ka dhënë përgjigje në pyetet e tona.

Mirëpo nga zyra për media e ndërmarrjes Posta e Kosovës kanë thënë për KALLXO.com se s’ janë në dijeni Vetëm po të janë përmirësuar këto fatura të kontestuara nga ish-kryeshefi Sejdi Hoxha.

Sipas tyre ‘shpenzimet e telefonit të bëra nga ish KE z. Sejdi Hoxha janë paraqitur konform listës së shpenzimeve të telefonave mobil zyrtarë të cilët pranohen nga Telekomi në baza mujore’.

Sipas tyre s’ figuron ndonjë përmirësim i tillë në librat e kontabilitetit të ndërmarrjes.

“U.D. Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit  pohon se nga pozita e atëhershme që ka ushtruar para se ta merr tani këtë pozitë, thotë se: “ s’ kam pasur kurrfarë informate apo e-maili zyrtare se këto shpenzime janë përmirësuar, si dhe një përmirësim i tillë s’ figuron në librat e kontabilitetit të Postës së Kosovës”, thuhet në përgjigjet e zyrës për media.

Afro 70 mijë euro, bileta, derivate të naftës, reprezentacion dhe mëditje

Për udhëtime jashtë vendit, deputet i PDK-së, Sejdi Hoxha sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO. com, kishte fituar si mëditje 24 mijë e 323 euro, gjatë 8 viteve sa kishte udhëhequr me ndërmarrjen Posta e Kosovës.

Më së shumti mëditje për udhëtime jashtë vendit, ish-kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha kishte fituar në vitin 2013, ku kishte marrë 6 mijë e 989 euro.

Gati po aq para, Hoxha kishte fituar edhe në vitin pasues, 2014, ku kishte marrë 6 mijë e 550 euro.

Në vitin 2015 ish-kryeshefi Hoxha kishte marrë  2 mijë e 394 euro mëditje, për të shënuar rritje në vitin 2016 me 5 mijë e 535 euro.

Në vitin 2017, deputeti Hoxha kishte marrë  2 mijë e 33 euro mëditje kurse në vitin 2018 kishte marrë  660 euro mëditje.

kurse në vitin 2019, vit në të cilin edhe kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryshefit, Hoxha s’ kishte marrë asnjë mëditje.

Për reprezentacion janë shpenzuar në total 14 mijë e 863 euro e 54 cent.

Më së shumti para janë shpenzuar në vitin  2013, pra 4 mijë e 442 euro dhe në vitin 2014, 3 mijë e 686 euro.

kurse në vitin e parë për reprezentacion të ish-kryeshefit Hoxha janë shpenzuar 1 mijë e 446 euro.

Më se paku para për reprezentacion janë shpenzuar në vitin 2015, pra 616 euro e 50 cent.

kurse vitet e tjera janë si në vijim: 2016 janë shpenzuar 1 mijë e 121 euro, 2017 janë shpenzuar 1 mijë e 552 euro , 2018 janë shpenzuar 1 mijë e 224 euro si dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 773.20.

Edhe për bileta udhëtimi të ish-kryeshefit janë shpenzuar para të ndërmarrjes.

Mbi 7 mijë euro janë shpenzuar për udhëtimet jashtë vendit të ish-kryeshefit Sejdi Hoxha që nga viti 2012 deri në gusht të vitit 2019.

Më së shumëti para në bileta janë shpenzuar në vitin 2014, pra 3 mijë e 112 euro, pastaj në vitin 2013, 2mijë e 004 euro, pastaj në vitin 2016, 885 euro si dhe në vitin 2017, 610 euro.

kurse në vitet 2012, 2018, 2019 s’ janë shpenzuar para në bileta për udhëtime jasht vendit.

KALLXO.com ka kontaktuar deputetin Sejdi Hoxha i cili ka thënë se ndihet krenarë me shpenzimet që ka bërë si kryeshef i ndërmarrjes Posta e Kosovës.

“Sa i përket shpenzimeve te tjera te prezantuara në tabelë, nevojitet kohë e gjatë për ti verifikuar Vetëm po të ato janë të sakta, por jam shume krenar qe si Kryeshef i asaj  ndërmarrje me mbi 1,000 punonjës , me rreth 12 milionë euro të hyra në vit, permës kësaj tabele nga te dhënat e viteve te fundit paskam shpenzuar mesatarisht 897 euro ne vit udhëtime zyrtare për një vit, kurse rreth 1,183 euro reprezentacion brenda një viti”, ka thënë ai.

kurse për karburante për gjatë 8 viteve në krye të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka shpenzuar 22 mijë e 533 euro e 19 cent.

Për një vit, Hoha ka shpenzuar 2 mijë e 750 euro karburant, kurse për një muaj  229 euro.

Të gjitha këto shpenzime të lartcekura pra,  bileta, derivate të naftës,, reprezentacion dhe mëditje për udhëtime jashtë vendit kapin vlerën 68 mijë e 783 euro.

Posta operon më humbje, kryeshefi shpërblehet me bonuse

Përkundër që sipas Auditorit të Përgjithshëm në raportin e vitit 2018,  ndërmarrja ka vepruar më humbje që nga viti 2015, në vitin 2017 kryeshefi ekzekutiv ishte shpërblyer me bonuse në vlerë prej  3 mijë e 800 eurove.

Ndonëse në vitin 2017, për KALLXO.com, Hoxha kishte deklaruar se ‘s’ e merr asnjë cent’ si kryesues i bordit  të Institucionit Financiar Jo-bankar (IFJB, në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, Hoxha për gjatë 8 viteve ka marrë hiq më pak se  15 mijë e 600 euro.

4 mijë euro i ka marrë në vitin 2014, 1 mijë e 480 euro në vitin 2017, 5 mijë e 280 euro në vitin 2018, kurse në vitin 2019 Hoxha ka marrë 4 mijë e 840 euro pagesë si kryesues i bordit.

Në prononcimin e tij për KALLXO.com, deputeti Sejdi Hoxha s’ ka mohuar të i ketë marr këto të ardhura, pro është shprehur krenar se nën menaxhimin e tij ka arritur ta bëjë licensimin e Postës si Institucionin Financiar Jo-bankar (IFJB) në Bankën Qendrore të Kosovës.

Ai ka thënë që kur ka marrë pozitën për herë të parë në vitin 2012 ndërmarrjen e ka trashëguar me rreth 3 milion euro humbje financiare vjetore

“Për tri vite menaxhim profesional, duke i rritur të hyrat dhe duke zvogëluar shpenzimet Posta e Kosovës për herë të par në historinë e saj ka performuar me bilanc pozitiv financiar në vitin 2016. Këtu po përmendi vetëm një shërbim te krijuar për here të parë nën menaxhimin tim qe është licencimi i Postes si IFJB ne BQK, vetëm nga ky shërbim sot Posta përfiton te hyra rreth 2 milion euro ne vit”, ka thënë ai.

 

 

 

 

 

 



Related posts:

Buxheti, kusht për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
Qytetari plaçkitet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, thotë se Policia s' i doli në ndihmë
Parkingu i ri në Dardani të Prishtinës, puseta ekziston por uji prapë mblidhet
Këshilltari për siguri kombëtare shërohet nga coronavirusi
VIDEO – Shpërthen gypi i ujit në një rrugë në Prizren, shkakton vërshime
Mund të bëjmë koalicion me BDI-në, ose me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën
Të paktën 25 të vdekur dhe më shumë se 2,500 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut
608 kosovarë me COVID-19 kanë hyrë në Gjermani
Tërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, në pritje të një ligji të ri
Osmani padinë dhe kërcënimet ndaj përfaqësueses së OJQ-së 'Pishtarët' e quan kanosje të lirisë së sh...
Skender Hyseni në ShBA, bisedon në telefon me Richard Grenellin
Kemi shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për ta rregulluar sektorin farmaceutik
Vjosa Osmani zhvillon bisedë telefonike me homologun nga Turqia
Fajde edhe në kohë pandemie, dy të arrestuar në Gjilan
Pëlcitja e bombolës në Pulmologji, flet mjeku kujdestar
Doktori shqiptar nga Turqia: MSh-së në Kosovë 'i ka humbë rruga në oborr'
Skender Hyseni bisedon me Grenellin, flasin për dialogun
Oda e Farmacistëve kundër Zemajt për shfuqizimin e UA për çmimin e barnave
Pentagoni testoi me sukses një raketë interkontinentale
Nga 4.000 të karantinuarit, 93% vijnë nga vendet ballkanike
Inspektoriati Shëndetësor nis hetimet për vdekjen e 7 vjeçares në një klinikë private në Prishtinë
Të premten mblidhet Kuvendi, shqyrtohet Projektligji për COVID-19
Momenti i shpërthimeve të fuqishme në Bejrut
Situata ka dalë jashtë kontrollit
Shpërthim i madh në kryeqytetin libanez Bejrut
Ismaili e quan Zemajn "partner të krimit" pas shfuqizimit të rregullativës për çmimoren e barnave
Nga nesër mot me shi
E rrahu kunati, burri polic e kap për fyti dhe e dëbon gruan nga shtëpia
Bosnja, Kroacia dhe Serbia raportojnë për qindra raste të reja me COVID-19
Ndalohet qarkullimi i automjeteve motorike në rrugën 'Galip Badivuku' në Vushtrri
Konstituohet Kuvendi, nisin bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut
Lutfi Haziri njofton për një vdekje nga COVID-19 në Gjilan
Muzeu i Kosovës pasurohet me “Veshjen e Rrafshit të Dukagjinit” të para 6 dekadave
Vota e deputetit të dënuar me burg formoi e rrëzoi qeveri
Paraburgim për dy malishevasit të dyshuar se tentuan ta vrasin kushëririn
225 raste të reja me COVID-19
Këto janë komunat e prekura nga rastet e reja sot me COVID-19
Deputeti Veton Berisha reagon në lidhje me pllakën përkujtimore pa Elizabeta Hasanin
Kamenica shton hapësirat për tretman të pacientëve me COVID-19
Trupi i të vdekurit nga COVID-19 pret 11 orë në Klinikën e Pulmologjisë
I vdekuri nga COVID-19, për 11 orë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë
Vetëm në rajon të Gjilanit shqiptohen 165 fletëparaqitje për mosrespektim të masave kundër COVID-19
Detaje se si babë e bir sulmuan policët në Mitrovicë për veturën e parkuar
Në 24 orët e fundit 201 të shëruar nga COVID-19
13 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Ministria e Ekonomisë tregon arsyet e shkarkimit të bordeve të Ndërmarrjeve Publike
Në kujtim të Elizabeta Hasanit
Ministria e Arsimit gjuan topin tek komunat për kontrollin dhe mbylljen e çerdheve private
Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore
Kryetarja e KQZ-së raporton në Komisionin për Legjislacion
Agjencia Kundër Korrupsion planifikon strategji të re për kontrollin e pasurisë së deklaruar
Të mbijetuarit e COVID-19 paraqesin rritje të shkallës së çrregullimeve psikiatrike
Kontrolle të shtuara të policisë në Prizren për parandalimin e COVID-19
Anti-Korrupsioni thotë se s' kanë pranuar kërkesë në rastin e kandidatit për rektor, Zenun Halili
Zyrtari i Komunës së Lipjanit bëhet kryesues i bordit të KRU "Prishtina"
Adriana Matoshi zgjedhet aktorja më e mirë e festivalit ‘Fantaspoa’ në Brazil
Gjykata lëshon urdhër-arrest ndaj deputetit kosovar për ta çuar në burg
Driton Selmanaj infektohet me COVID-19
Agjensia Kundër Korrupsion planifikon strategji të re për kontrollin e pasurisë së deklaruar
Ish-anëtari i bordit të Postës bëhet drejtues i Bordit të KEK-ut
16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
Gjykata e Apelit ende s' ka vendosur për ministren e dënuar nga Gjykata Themelore
Dilemat për kthim në shkolla në kohë të COVID-19
Dorëzohet donacioni me 30 ventilatorë nga Bashkimi Europian
Drejtori i Akademisë së Drejtësisë raporton para Komisionit për Legjislacion
I dyshuari në Suharekë godet me traktor një grua
Grumbuj njerëzish tek objekti i regjistrimit të veturave
Qeveria Hoti shkarkon bordet e emëruara nga Qeveria Kurti
Mitrovicasi arrestohet për rrahje të fëmijëve
600 euro dënim për të akuzuarin se mbajti pushkë gjuetie pa leje
Pesë të arrestuar në rajonin e Mitrovicës pasi s' respektuan masat mbrojtëse
Tre pacientë në intubim po trajtohen në Spitalin e COVID-19 në Vushtrri
I dehuri në Mitrovicë arrestohet për prishje të qetësisë publike
I infektuari me COVID-19 then izolimin në Podujevë
Sekuestrohen 370 kilogramë duhan brenda një shtëpie në Ferizaj
Digjet shtëpia në Lipjan shkaku i kabllos
Mbi 9 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë
A do të jenë shqiptarët e Luginës pjesë e qeverisë së re të Serbisë?
Kreu i OBSH-së me paralajmërime të zymta për vaksinën ndaj COVID-19
Gjithkush ka të drejtë të infektohet
Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi
Zyrtari serb i Kroacisë do të marrë pjesë në festimet e “Stuhisë”
Aeroporti i Vjenës ulë çmimin e testit të Covid 19
TikTok do të ndalohet në ShBA Po qe se s' shitet deri më 15 shtator
Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me coronavirus
Uji i vaditjes fut në konflikt banorët e Martaneshit me kompanitë e HEC-eve
Ministria e Financave shpall konkurs për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës
Mbi një mijë gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë
Parku i qytetit në Prizren i mbushur plotë me qytetarë
Leart Paqarada tregon për KALLXO.com se pse e la Sandhausenin për St.Paulin
Leart Paqarada tregon për KALLXO.com arsyen se përse iu bashkua St. Paulit
Ambasada është shtëpia e gjithë mërgatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër
Gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha, përballet me probleme për pasurinë
Nesër s' do të punojë tregu
Rreshteri i policisë që dyshohet se e rrahu babanë, lihet i lirë
Shkolla e harruar e Muzikës dhe Baletit
Roli i ShBA-së i pazëvendësueshmëm në dialog
Inaugurohet ura e re në Gjenovë, pas rrëzimit që shkaktoi dhjetëra viktima
Aksident, vetura për pak sa s' fluturon nga ura në fshatin Komoran
Konfirmimi për shërim nga COVID-19, me anë të telefonit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Therje me thika mes të miturve në Pejë

Wed Jul 29 , 2020
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, të cilët me 26 korrik të këtij viti në sheshin “Shkelzen Haradinaj”, në Pejë, ku pasë një incidenti mes disa të miturve ishte përdorur edhe thika ku 1 person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman. “Njësitet relevante […]