Sa kilogramë duhet t’i shtoni gjatë shtatzënisë?


shtatezania

Sa kilogramë duhet t’i shtoni gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë nuk keni nevojë të keni ndonjë dietë speciale. Nëse hani shëndetshëm e ndihmoni beben tuaj që të rritet dhe zhvillohet.

Mos hani për dy veta!

Gjatë muajve të shtatzënisë ju do të keni oreks të shtuar dhe patjetër që do të shtoni në peshë, por nuk keni nevojë që të hani dyfish më tepër.

Shtatzënat kanë nevojë për 500 kalori shtesë, por përpiquni që këto kalori t’i merrni me ushqime të shëndetshme.

Nëse i përfillni këto rekomandime ju fo të shtoni peshë gradualisht dhe pas lindjes këta kilogramë të shtuar do t’i “shkrini” shumë lehtë.

Orientimisht deri në javën e 12 është normale që të shtoni 1 deri 2 kg. Nga java 12 deri 28 është normale që të shtoni 300 deri 400 gram në javë dhe nga java 28 deri 40 është normale që tē shtoni 1 deri 3 kilogram në muaj./Poliklinika “Dr.Memli”/Gazeta Shëndeti