Fri. Sep 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
C288A2BE 5CFF 4B53 971F EF16C5E85CC5

Dr. Salih Sh. Krasniqi Dr. Sc. kirurg-laparoskopist

Është lindur me 02.06.1956 në Tuxhec KK (Kamenicë) Dardanë – Kosovë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë ka mbaruar në Prishtinë. Specializimin nga kirurgjia ka mbaruar në Zagreb 1991. Studimet pasuniversitare ka mbaruar në Zagreb 1988-1989, ndërsa temën e magjistraturës e ka mbrojtur në Prishtinë në Fakultetin e Mjekësisë më 2002 me titull “Korrelacioni ndërmjet të dhënave klinike, radiologjike, endoskopike, histopatologjike dhe të tretmanit kirurgjik te kanceri i lukthit”. Doktoraturën e ka mbrojtur në Universitetin e Mje¬kësisë në Tiranë,2013, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, me titull “Eksperienca jonë në trajtimin e kalkulozës biliare me laparoskopi dhe roli i laparoskopisë në trajtimin e rasteve të avancuara” me mentor Prof. Asc Dr. Arben I. Beqiri.
Është nënshkrues dhe shpërndarës i Apelit të 215 intelektualëve të Kosovës. Është pjesëmarrës dhe bashkëkoordinator i 7 (shtatë) Spitaleve Ushtarake në tri luftërat në trojet Shqiptare: Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Maqedoni- Likovë 1998-2001.
Ka qenë asistent i autorizuar i lëndës së kirurgjisë 1996-2011 në Klinikën e Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka qenë mësimdhënës i kirurgjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës në FSHMN në vitin 2008-2010, mësimdhënës i kirurgjisë në Universitetin Kristal- Fakulteti i infermierisë dega në Kukës. Që nga Janari i vitit 2014 është pedagog i lëndës së Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dega në Kukës.
Ka qenë Këshilltar Komunal i KK Prishtinës 2009-2013.
Ka qenë Drejtor mjekësor në QKUK 2010-2011.
Nga viti 2016 është profesor në fakultetin e Infermierisë në UBT dhe nga Shtator 2017 është zgjedhur Dekan i Fakultetit të Infermierisë pranë Universitetit të UBT-ës.
Është autor dhe bashkautor autor i këtyre librave:
1. Bashkautor i librit “Kujdesi Shëndetësor” për klasën e 4 të shkollave të mesme, shtëpia botuese Libri Shkollor 1999,
2. Bashkëpunëtor i librit “Urgjenca Mjekësore” botuar nga Enti i Teksteve Dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, më 2002
3. Bashkautor i librit “Ndihma e Parë” (Prishtinë, 2010) .Është autor i dy monografive.
4. Autor i monografisë “Korrelacioni ndërmjet të dhënave klinike, radiologjike, endoskopike, histopatologjike dhe të tretmanit kirurgjik te kanceri i lukthit”, 2013 dhe monografia e dytë e Dr. Salih Sh. Krasniqit është
5. Autor i monografisë “Përvoja në trajtimin e kalkulozës biliare me la¬pa¬roskopi dhe roli i laparoskopisë në trajtimin e rasteve të avan¬cu¬ara”. 2013.
6. Bashkautor i librit “Kirurgjia Laparoskopike” Dr. Salih Sh. Kra¬sniqit dhe Dr. Arben Beqiri (nga Tirana), 2015
Libri i shtatë i autorit dr. Salih Sh. Krasniqi,
7. “KRIMET DHE KEQTRAJTIMET E PACIENTËVE DHE PER¬SONELIT MJEKËSORE NË QENDRËN KLINIKE UNI¬VER¬SITARE TË KOSOVËS NGA FORCAT POLICORE DHE USHTA¬RAKE TË SERBISË GJATË LUFTËS NË KOSOVË 1998-1999”

Libri i tetë me bashkautor Salih Sh. Krasniqi, Petrit Bara, Gani Shabani, Fadil Beka:
8.“Diagnoza diferenciale e infarktit akut të miokardit (IAM) me emergjencat abdominale dhe torakale”, 2018.

Dr. Salih Sh. Krasniqi ka të botuara mbi 30 punime shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit.

Punon në QKUK në Qendrën Laparoskopike në Prishtinë ku ka kryer mbi 4000 operacione laparoskopike.

 

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x