Sallata e Duhur për një Lëkurë që Shkëlqen

loading...


Në jemi çfarë hamë dhe kjo është shprehja më e përshtatëshme kur vjen puna tek lëkura.

Sa më shumë të kujdeseni për ato që fusni në trupin tuaj aq më shumë do ta reflektojë këtë edhe gjendja juaj e jashtme.

Për një lëkurë të shëndetëshme, të lëmuar e që shkëlqen duhet sigurisht të merrni vlerat e duhura ushqyese.

Vitamina C dhe antiosidantët janë miqtë më të mirë të rinisë ndaj kini parasysh t’i vendosni gjithnjë në tryezë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju sugjeron që të provoni sallatën e duhur plot vitamina e minerale që ju rikthejnë shëndetin e rininë e brendëshme dhe të jashtme.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e përgatitjes dhe bëni gati përbërësit për të përfituar një vakt plot shije e shëndet njëherazi.

Përbërësit

2 fletë lakër jeshile romane ose sallatë jeshile

1 karrotë

1 kastravec mesatar

2-3 rrepa

400 gr qiqra të ziera

Gjysmë avokado

1/4 e një qepe

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle uthull molle

Mjadanoz, Mente

Vaj ulliri

Kripë, Piper

Përgatitja

Në një enë shtoni avokadon dhe shtypeni atë me pirun duke i shtuar, uthullën e mollës, lëngun e limonit dhe pak kripë.

Shtypeni derisa të formohet një salce homogjene e hollë.

Të gjithë këtë proces mund ta kryeni më shpejtë duke përdorur një mikser Po qe se ju gjendet në shtëpi duke përzier të gjithë përbërësit disa sekonda.

Më pas vazhdoni me larjen dhe prerjen në rrathë të hollë të të gjithë perimeve dhe lakrës në fije të holla.

Hidhini të gjithë përbërësit në një enë të thellë, bashkë me qiqrat e ziera më parë njejtë siç bëni me fasule ose mund të zgjidhni qiqra të konservuara dhe t’i shtoni menjëherë në sallatë.

Shtoni erëzat e grira hollë, pak vaj ulliri dhe sipër salcën e avokados që përgatitët më parë.

Përzieni mirë të gjithë përbërësit, sipas dëshirës mund të shtoni fara lini ose susami dhe konsumojeni menjëherë./AgroWeb.org

Related posts