Sallata e Fshatit Me Kinoa – Receta Që s’ duhet t’i Mungojë Tryezës


Kjo sallatë me kinoa është një recetë e mbushur plot , pa gluten dhe me perime.

recetë e përsosur e cila është gjithashtu mjaft e mirë për t’u ngrënë edhe si pjatë kryesore!

Por çfarë është kinoa?

Kinoa teknikisht është një farë edhe pse gatuhet si një kokërr. Ajo s’ përmban gluten dhe është një burim i plotë i proteinave, që do të thotë se përmban të gjitha aminoacidet thelbësore që i duhen trupit tuaj.

Kjo recetë është e lehtë për t’u përgatitur dhe është e shkëlqyeshme posaqë mund të shërbehet e nxehtë apo e ftohtë.

Në qoftë se dëshironi ta bëni këtë një pjatë kryesore edhe më të këndshme, mund ta shërbeni duke mbushur me të një !

Provoni ta shijoni me familjarët tuaj këtë sallatë fshati me kinoa dhe do të mbeteni shumë të kënaqur.

Për këtë ju këshillon të ndiqni hapat si në recetën më poshtë.

Përbërësit

2 gota me kinoa

4 gota ujë

1 filxhan qershi

1/2 filxhan djathë të thërrmuar

1/2 filxhan të freskët të grirë

1 speci i kuq i prerë në kubikë

1 kastravec

1 lugë gjelle lëng limoni

2 lugë vaj ulliri

3/4 lugë çaji kripë, për

Hapat që duhet të ndiqni:

Në një tenxhere, hidhni ujë dhe kinoan, vendosini kapak dhe lëreni të ziejë për 15 minuta, derisa të thithet i gjithë uji.

Trazojeni me një pirun dhe lëreni të ftohet, kështu perimet e tjera s’ do të zbuten.

Ndërkohë përgatisni përbërësit e tjerë duke i prerë në kubikë të vegjë apo duke i grirë dhe bashkojini të gjithë në një tas.

Në fund shtoni lëngun e limonit ,vajin e ullirit dhe kripën.

Disa mënyra për ta sjellë ndryshë këtë sallatë:

Mos ngurroni të shkëmbeni specin e kuq me lloje të tjerë specash.

Në qoftë se dëshironi që kjo sallatë të jetë vegane, provoni të përdorni bajame të copëtuara në vend të djathit.

s’ keni kuinoa? Provoni ta bëni këtë me kuskus në vend të saj!/

Postime të ngjashme