Sallatë Dimërore me Grurë – Receta që duhet të Provoni

loading...


Sallata është pjata që num mungon kurrë në tryezë, pavarsisht nga recetat e tjera kryesore që mund të  keni përgatitur.

Megjithatë vitet e fundit gjithnjë e më shumë sallata po kthehet në një pjatë kryesore, shpesh për një vakt të lehtë në drekë apo darkë njerëzit preferojne të konsumojnë thjesht një sallatë.

Për t’jua lehtësuar zgjedhjen AgroWeb.org në këtë recetë ju tregon një sallatë mjaft interesante e cila mund të konsumohet aspak mirë në dimër derisa është e mbushur me përbërës që ju japin energji.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes dhe provojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

320 gr grurë kokërr

300 gr kërpudha të vogla
300 gr lakra brukseli

150 gr prodhutë ose mish i bardhë pule
150 gr djathë kaçkavall
130 gr karota
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të vini grurin të ziejë si fillim.
Mbushni një tenxhere me ujë njejtë siç bëni me orizin ndërkohë pastroni me ujë prisni në gjymë lakrat e vogla të brukselit.
Teksa bëni këtë kini kujdes që të hiqni edhe bishtin e lakravae tuaja si dhe gjethet që i mbulojnë ato.

Vini në zjarr një tigan me pak vaj, shtoni lakrat bashkë me një thelbi hudhër, kripë, lërini në zjarr të lartë për 1 minutë me pas shtoni pak ujë.

Përzieni me kujdes, vendosini një kapak dhe lërini të ziejnë në zjarr mesatar për 8 minuta.

Ndërkohë pastroni kërpudhat si zakonisht, duke hequr bishtine  tyre dhe pjesën e sipërme që vesh kokën e tyre.

Prijini në feta të holla dhe vendosini të skuqen në një tigan veçmas me pak vaj, një thelbi hudhër, kripë dhe piper.

Lërini të gatuhen në zjarr të lartë për 5 minuta në mënyrë që të mbeten krokante.

Shtoni grurin tek uji që duhet të ketë filluar të ziejë dhe lëreni të zihet derisa të shikoni që kokrrat janë zbutur ose lëxoni të dhënat në kutinë apo qesen e grurit.

Shtoni dhe pka kripë sipas dëshirës ndërkohë vazhdoni me përbërësit e tjerë.

Në një  dërrasë prerëse, prisni në kubikë karotat, djathin kaçkavall dhe sipas dëshirës pak proshutë apo mish të bardhë pule Në qoftë se ju ka mbetur nga ndonjë gatim i kaluar.

Kur gruri të jetë zier, kullojeni të gjithin dhe hidheni në një enë të thellë, po aty shtoni kërpudhat, lakrat e brukselit duke mos harruar të hiqni thelpinjtë e hudhrës nga të dyja.

Më pas shtoni karotat, djathin dhe mishin apo proshutën.

Përzieni mirë të gjithë përberësit, shtoni pak piper të zi të bluar dhe konsumojeni menjëherë sallatën tuaj dimërore./AgroWeb.org

Related posts