Sallatat janë një domosdoshmëri, pasi përveç shijes që i shtojnë drekës apo darkës, ato i japin organizmit plot vitamina e minerale.

E gjithë filozofia e përgatitjes së tyre është tek kombinimi i perimeve të duhura që shkojnë në shije.

Edhe sallata që AgroWeb.org ju sugjeron sot është fantastike përsa i përket shijes.

Domatet, qepët dhe majdanozi janë një nga kombinimet më të mira kur bëhet fjala për sallata.

Ky kombinim është shoqëruesi perfekt i pjatave të mishit, peshkut apo gatimeve të brumit.

Ndiqni hapat e thjeshtë që AgroWeb.org ju sugjeron dhe provojeni që sot me të dashurit tuaj.

Përbërësit

2 qepë mesatare të kuqe

3-4 domate mesatare

2 tufa me majdanoz

Lëng limoni

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni qepët.

Duke qenë se do t’i përdorni të freskëta shumë persona s’ e preferojnë djegësinë që ato kanë ndaj dhe këshillohet që të ndiqet ky hap.

Merrni një enë dhe mbusheni me ujë dhe pak uthull apo lëng limoni.

Qëroni qepën dhe zhytini në këtë enë për të paktën 15 minuta.

Më pas nisni t’i grini qepët në feta dhe vendosini në një tas të madh.

Spërkatini me pak kripë dhe me duar shtypini lehtë.

Këto hapa mund t’i shmangi Në rast se ju pëlqen djegësia e qepës dhe e preferoni sallatën tuaj pak më pikante.

Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon që të prisni edhe domatet në feta apo kubik dhe t’i bashkoni me qepët e grira.

Në fund prisni edhe majdanozin e freskët dhe bashkojeni me perimet e tjera.

Tani jepini shije sallatës me vaj ulliri, piper të zi, kripë dhe lëng limoni.

Përziejeni mirë në mënyrë që gjithçka të marinohet siç nevojitet dhe lëreni pak në frigorifer të mbuluar me një qese kuzhine.

Më pas mund ta shërbeni këtë sallatë me çdo pjatë që keni përgatitur pasi është perfekte për të shoqëruar çdo gjë./AgroWeb.org