Sallatë për Mëngjes – 3 Mënyra të Shëndetshme për të Nisur Ditën

loading...


Çfarë duhet të hani në mëngjes me siguri është një pyetje qe e keni dëgjuar të diskutohet shpesh.

Që nga mjekët dietologët, miqtë tuaj apo dhe nepsi që nis që me mëngjes, ky vakt mund të themi me të vërtetë se është më i rëndësishmi i ditës.

Të ëmbla, të kripura, drithra apo lëng s’ ka rëndësi cfarë zgjidhni, por sigurohuni që të jenë të gjitha të shëndetshme në mënyrë që trupi juaj të zgjohet po kështu.

AgroWeb.org ju sugjeron 3 receta të shpejta për një mëngjes paksa të pazakontë me sallatra e perime.

Ndiqini ato më poshtë e zgjidhni të preferuarën tuaj.

Sallatë jeshile me kërpudha

E pasur me fibra, proteinë, yndyrëshëndetëshme dhe vetëm me 351 kalori kjo pjatë do j’ua nisë ditën plot energji.

Ju duhet 1 vezë e zier, kërpudha të skuqura ose të pjekura, pak gjethe kale ose sallatë jeshile, rukola,gjysmë avokado, gjysmë qepe e kuqe, uthull molle, kripë dhe vaj ulliri.

Pëziejini të gjithë përbërësit në një enë të thellë dhe nisni mëngjesin tuaj kështu.

Sallatë me salmon

Vetëm me 307 kalori dhe për të gjithë ata që preferojnë salmonin kjo do të jetë nisja perfekte e ditës.

Në një enë të thellë hidhni disa fletë lakër jeshile, salmon, kastravec, domate qershi, qumësht kefiri sipas dëshirës, kopër, vaj ulliri dhe kripë.

Mund të shtoni edhe erëza të tjera që i preferoni gjithashtu mund ta shoqëroni me pak bukë thekre.

Sallatë me spinaq e kinoa

Plot vitamina e lehtë për tu përgatitur që ndonjë ditë më parë dhe me vetëm 407 kalori kjo sallatë është perfekte përtëmbajtur trupin në formë.

Ju duhet spinaq i vogël, kos,kinoa e zier, boronica ose luleshtrydhe, kripë, vaj ulliri.

Përzijini të gjitha në një enë dhe konsumojini të ftohta.
Këtë sallatë mund ta ruani përgjatë natës në frigorifer të mbyllur dhe në mëngjes të shtoni vetëm kosin e freskët./AgroWeb.org

Related posts