SBAShK të gatshëm ta pranojnë vendimin që gjysëmvjetori  i parë të përfundojë më herët

loading...


Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, gjysëmvjetori i parë në të gjitha shkollat në Kosovë mund të përfundojë më herët.

Përfundimi i këtij gjysëmvjetori pritet të ndodhë pas dy javësh, saktësisht më 15 dhjetor.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës janë deklaruar se cfarëdo vendimi që vjen nga IKShPK, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit do të respektohet nga mësimdhënësit.

“SBASHK-u si herët ka deklaruar që do ta mbajmë mësimin sa më gjatë në institucionet arsimore, por vendimet kyçe bazuar në situatën e tërësishme në Kosovë por edhe në shkollat tona fjalën e ka Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë. Ata më së miri e dinë gjendjen dhe besoj që në bashkëpunim me task forcat dhe duke parë se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të prekur me COVID-19 ka shënuar ngritje të madhe, atëherë vendimi i tyre në bashkëpunim edhe me MASHT dhe SBASHK-un do të jetë bazuar në situatën. SBASHK-u e pranon çdo vendim që e sjellë IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit”, potencoi kryetari i SBAShK, Rrahman Jashari.

Ai tutje u shpreh se mësimdhënësit ishin të gatshëm që procesi mësimor të vazhdojë deri atëherë kur parashihet me kalendar, por tha se vendimet për një përfundim të parakohshëm të gjysëmvjetorit bazohen në situatën epidemiologjike.

Sa i përket përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, ne kemi qenë të gatshëm të vazhdojmë për aq kohë sa mundemi për ta përmbyllur me datën që është në kalendar. Mirëpo, Po qe se këto dy ministri dhe IKSHPK duke u bazuar në situatën dhe në përpjekje për të mos u rritur numri i të prekurve me koronavirus edhe nëpër shkolla vendosin një gjë të tillë, mësimdhënësit e Kosovës do të pajtohen. IKSHPK është institucioni i cili e ka nën mbikëqyrje gjendjen dhe vendos në shërbim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve”, theksoi mes tjerash ai për Telegrafin. /familjajone

Related posts