SBASHK-u kundër Qeverisë, e cakton të hënën ditë pushimi – MASHT heshtë

loading...


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që e hëna, të jetë ditë e rregullt pune, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka bërë të ditur SABSHK-u një komunikatë për medie, duke thënë se e hëna për ta është do të jetë ditë pushimi.

“SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor. Të premten punëtorët arsimor në fillimet e orëve të para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

E në lidhje me këtë, GazetaBlic ka tentuar të marr detaje se a do të zhvillohet procesi mësimor nga kabineti dhe zëdhënësja e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, por që të njëjtit s’u janë përgjigjur thirrjeve.

Në anën tjetër, kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se të hënën do të jetë ditë e rregullt pune dhe s’do të ketë pushim për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

“në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, kishte shkruar ai.

Por, SBASHK-u bën thirrje që solidarizimi me punëtorët shëndetësorë të ndodhë me rastin e ndonjë feste tjetër.

“Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdoret për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit./GazetaBlic

A do të ketë mësim të hënën? Ky është vendimi i SBASHK-ut



Related posts