SC Gjilani ia dedikon fitoren Engjull Smërqakut, tifozit që humbi jetën këtë javë

loading...


Gjatë kësaj jave ka humbur jetë tifozi i Gjilanit, Engjull Smërqaku.

Klubi i Gjilanit sot ka fituar ndaj Prishtinës me rezultatin 0:2, në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Sallah Sherifi, i cili e udhëhoqi sot Gjilanin theksoi se kjo fitore i dedikohet tifozit të ndjerë.

“Së pari unë shprehi ngushëllime familjes të së ndjerit Engjullit, kjo fitore i dedikohet familjes së tij”, tha Sallah Sherifi pas ndeshjes në Art Sport.

/GazetaBlic Sport/

Gjilani fiton derbin, e mposht Prishtinën në kryeqytet

 



Related posts