Sejdi Hoxha i karahason shpenzimet e tij si Kryeshef i Postës me ato të një kabineti qeveritar


loading...

KALLXO.com gjatë ditës së sotme ka publikuar hulumtimin me titull “Sa i kushtoi Sejdi Hoxha Postës si kryeshef”. Në këtë hulumtim janë publikuar fakte dhe dëshmi për shpenzimet e Sejdi Hoxhës gjatë kohës sa ai ishte në krye të Postës së Kosovës.

I njëjti ka reaguar ndaj këtij hulumtimi duke thënë se: “Si drejtor i Postës së Kosovës për 1 vit shpenzova më pak reprezentacion se Albin Kurti për një drekë në Prevallë!”. Kallxo.com kishte raportuar për shpenzimet e ish-kabinetit të Qevesisë Kurti në Prevallë.

Hoxha në reagimin e tij ka shkruar se: “Nën menaxhimin tim Posta e Kosovës ka përfituar rreth gjysmë milioni euro donacione si motoçikleta dhe makina frankimi nga administratat e tjera ndërkombëtare, rroba e çanta për postier si dhe asistenca teknike për çka jam shumë krenar”.

Sa i kushtoi Sejdi Hoxha Postës si kryeshef

Reagimi i plotë i Sejdi Hoxhës:

Reagim ndaj artikullit të kallxo.com të datës 29.07.2020

Si drejtor i Postës së Kosovës për 1 vit shpenzova më pak reprezentacion se Albin Kurti për një drekë në Prevallë!

Pas konferencës për shtyp që mbajta në emër të PDK-së në lidhje me zbërthimin e skemës së ndërtuar nga Bordi politik, Kryeshefi dhe përmbaruesi politik i cili vendosi Telekomin e Kosovës buzë falimentimi LVV filloi një fushatë të ndyrë, shpifëse dhe tendencioze ndaj meje, fushatë kjo e cila po ndihmohet nga mediumi i afërt me këtë parti kallxo.com

LVV  me anë të militantëve politik të instaluar në ndërmarrjet publike Telekom dhe Postë po ushtron presion sistematik mbi  zyrtarët e këtyre ndërmarrjeve duke ju kërkuar atyre të manipulojnë me shifra të shpenzimeve të cilat LVV po i  përdor për konsum politik, si dhe me qëllim qe të dëmtoi integritetin dhe imazhin tim.

Të dhënat e publikuara nga kallxo.com sa i përket shpenzimeve telefonike (data romaing) s’ janë të sakta, ato janë tendencioze dhe qëllimkëqija. Këto fatura i kemi kontestuar me kohë në Telekom, nga unë personalisht dhe zyrtaret e Postës. Lidhur me këtë çështje, kemi edhe komunikime elektronike zyrtare, po ashtu kemi edhe konfirmime zyrtare nga ana e Telekomit që këto shpenzime janë shlyer dhe janë korrigjuar. Për ta faktuar këtë çështje po e publikoj konfirmimin nga Telekomi i Kosovës. kurse është përgjegjësi e departamenteve të financave në Postë dhe Telekom pse s’ i kanë bërë këto korrigjime.

Postën e Kosovës në Shtator të vitit 2012 e kam trashëguar me rreth 3 milion euro humbje financiare vjetore, për tri vite menaxhim profesional dhe lansim të produkteve dhe shërbime të reja, ajo për herë të parë në historinë e saj ka performuar me bilanc pozitiv financiar në vitin 2016. Vlen të theksohet se vetëm një shërbim të krijuar për herë të parë nën menaxhimin tim që është licencimi i Postës si IFJB në BQK, sot Posta përfiton dhe gëzon të hyra rreth 2 milion euro në vit.

Sa i përket të dhënave rreth pagës sime, përkundër rritjes së performancës në këtë ndërmarrje, unë në vitin 2015 i kam dhënë shembullin më të mirë menaxherial kur i kam kërkuar Bordit të drejtorëve zbritjen e pagës, dhe me iniciativën time paga ime është zbritur rreth 30%, kjo ka qenë publike edhe në media, prandaj është e lehtë për ta verifikuar.

Sa i përket shpenzimeve të tjera (reprezentacion dhe udhëtime zyrtare), në një ndërmarrje me rreth 12 milion euro të hyra vjetore dhe mbi 1000 punonjës unë si menaxher i saj viteve të fundit kam shpenzuar mesatarisht 897 euro udhëtime zyrtare për një vit, kurse rreth 1183 euro reprezentacion brenda vitit.

Nga ky fakt konkludoj që unë për një vit kam shpenzuar më pak se Albin Kurti në një drekë zyrtare në Prevallë.

Nën menaxhimin tim Posta e Kosovës ka përfituar rreth gjysem milioni euro donacione si motoçikleta dhe makina frankimi nga administratat e tjera ndërkombëtare, rroba e çanta për postier si dhe asistenca teknike për çka jam shumë krenar.

Në çdo pozitë shtetërore që do të jem edhe në të ardhmen, do t’i bëjë publike dhe transparente shpenzimet e mia si zyrtar shtetror, vetëm me këtë qasje transparente do t’i bëjmë qytetaret të gjykojnë drejt dhe s’ do t’i lejojmë ata që të dezinformohen nga mediumet politike.

Për informim të drejtë jua bashkangjes të hyrat në Postë, shpenzimet operative dhe shpenzimet e personelit për periudhen (2013-2017)

Sejdi Hoxha



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *