Vitamina D që shpërndahet nga drita e diellit forcon sistemin musklulor dhe atë skeletor dhe luan një rol aktiv ndaj reumatizmës, inflamacionit dhe osteoporozës.

Drita e diellit përforcon përthithjen e kalciumit, forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon stresin dhe depresionin.

Në mënyrë që të përfitoni vlerat e plota të diellit, mjafton të shpenzoni 20 minuta në diell në ditë.

s’ është e nevojshme që të ekspozoni gjithë trupin në diell.

Mjafton që të ekspozoni pjesën e parakrahut dhe të këmbëve dhe në këtë mënyrë do të merrni mjaftueshëm vitaminë D.

Megjithatë, ju nevojitet të përdorni kremëra ose locione të ndryshme që të mbroheni nga rrezet ultra vjollcë.

Alternativat që na ofrohen janë të panumërta, atëherë si të garantojmë një përzgjedhje të mirë për mirëqenien tonë?

Niveli i mbrojtjes

Sigurohuni që kremërat që do të përdorni të përfshijnë oksid zinku dhe oksid titanium.

Këto dy minerale shërbejnë për të bllokuar rrezet e dëmshme ultra vjollcë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është që të siguroheni që kremërat kundër diellit të mos përmbajnë asnjë kimikat.

Llojet e lëkurës janë të ndryshme dhe variojnë sipas njeriut.

Në përzgjedhjen e kremit të duhur luan rol edhe koha kur ju do të ekspozoheni në diell por edhe lloji i lëkurës.

Një studim i Departamentit të Dermatologjisë në Universitetin e Uashingtonit arriti në konkluzionin se kremërat kundër diellit janë më efikasë se locionet e diellit.

Kremërat kundër diellit duhen përdorur gjysëm ore përpara ekspozimit në diell dhe duhen riaplikuar në lëkurë çdo gjysëm ore.

I njëjti studim tregoi se kremërat kundër diellit me faktor mbrojtës 30 bllokojnë 97 përqind të rrezeve ultra vjollcë kurse kremërat me faktor mbrojtës 50 bllokojnë 98.5 përqind të rrezeve ultra vjollcë.

Kremërat me faktor mbrojtës 30 janë të përshtatshëm për të rriturit, kurse për fëmijët nevojitet të zgjidhni kremëra me faktor pak më të lartë.

Jo vetëm kapele

Drita e diellit shkakton perde të syrit, ndaj përdorimi i syzeve të duhura të diellit është tejet e rëndësishme.

Drita e diellit gjithashtu përshpejton proçesin e plakjes. Shtresa e elastinës që i jep lëkurës elasticitetin, dëmtohet rëndë nga rrezet e tepërta të diellit.

Rrjedhimisht lëkura humbet gjallërinë e saj përpara kohe.

Me kusht që s’ aplikoni mbrojtësit e duhur, dielli do lërë njolla në lëkurë të cilat do të nevojitet t’i duroni përgjatë gjithë jetës.

Këto njolla shfaqen në fytyrë dhe në qafë dhe çdo përpjekje për t’u zbukuruar do të jetë e pasuksesshme.

Kremërat me shumë përfitime

Rrezet UVB shkaktojnë njolla dhe djegie në lëkurë kurse rrezet UVA shkaktojnë kancer të lëkurës, shenja dhe dëme të thella në lëkurë.

Për një mbrojtje maksimale nga rrezet UVB dhe UVA ju nevojiten kremëra që ofrojnë një spektër të gjërë mbrojtjeje.

Përpara se të blini një prej tyre, lexoni përbërësit e kremit dhe sigurohuni që do të përfitoni një mbrojtje më të gjërë dhe gjithëpërfshirëse./AgroWeb.org