© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Sëmundja e Peyron-it

Sëmundja e Peyron-it dhe mjekimi jokirurgjik i saj

Sëmundja Peyronie (SP) është një gjendje e karakterizuar nga dhimbja e penisit, shtrembërimi, shkurtimi dhe keqfunksionimi seksual. Gjendja në vetvete është e zakonshme – disa studime sugjerojnë se 8% deri 10% e meshkujve kanë shenja ose simptoma të SP. Kjo gjendje dikur mendohej se ishte një gjendje që prekë kryesisht burrat e moshës së mesme, por specialistët tashmë e hasin atë në mënyrë rutinore si tek pacientët e rinj, adoleshentët ashtu edhe në shumë pacientë,që kanë kaluar vitet 70 dhe 80.

Hipoteza kryesore është se SP, është një çrregullim i shërimit të plagëve të penisit që shfaqet tek burrat e predispozuar gjenetikisht ,në përgjigje të traumave të penisit. Krejt në fund, një mbresë (pllakë) formohet në tunica albuginea të penisit, duke parandaluar zgjerimin e fibrave të tunikës albuginea normale, shumë elastike në zonën e prekur, ndërsa penisi mbushet me gjak gjatë një ereksioni. Ky çrregullim rezulton në ndryshime klasike në formën dhe pamjen e penisit, siç është shtrembërimi.
“Shumica e burrave që paraqiten me SP nuk mbajnë mend një episod specifik të traumave, të tilla si një shtyrje e gabuar gjatë marrëdhënieve seksuale penetruese,” thotë Matthew (Matt) J. Ziegelmann. Përkundrazi, mund të ndodhë që presionet e tepërta në penisin e ngritur, gjatë marrëdhënieve seksuale, krijojnë atë që ne e quajmë mikrotrauma, duke shkaktuar kështu një kaskadë inflamatore që përfundon në formimin e mbresë ( pllakës).

Fatmirësisht, SP është një gjendje beninje, kështu që është ashpërsia e simptomave dhe niveli i shqetësimit të pacientit, që dikton nëse është i nevojshëm ndonjë trajtim. Për burrat me simptoma të pakëta, është i mjaftueshëm vetëm përjashtimi i ndonjë lezioni malinj dhe të mos ndërmerret asgjë për trajtim .

Nëse simptomat janë rënda, sa që aktiviteti seksual është i vështirësuar apo edhe i pamundur, kërkohet trajtim aktiv. Shoqata Urologjike Amerikane (AUA) rekomandon që një vlerësim formal i penisit të ngritur të kryhet nga klinicisti vlerësues. “Ndërsa fotografitë mund të jenë të dobishme, mënyra më e saktë për të përfunduar vlerësimin është duke krijuar një ereksion artificial në zyrë dhe duke matur deformimin me një goniometër,” thotë Dr. Ziegelmann.

Shenjat, simptomat dhe opsionet përkatëse të trajtimit

Përkundër faktit se drejtimi kirurgjik përmes procedurave të tilla si plikatura e penisit ose heqja e pllakës dhe shartimi ( graftimi) janë mënyra më të shpejta dhe të besueshme, për të korrigjuar deformimin e penisit, shumë pacientë dëshirojnë qasje më pak invazive, veçanërisht gjatë gjashtë, deri në 12 muajëve të parë (faza akute).
Shumë agjentë të ndryshëm oralë janë studiuar me nivele të ndryshme të akribisë akademike. Fatkeqësisht, në këtë kohë nuk ka prova të forta për të mbështetur monoterapinë orale, dhe paneli udhëzues i AUA-së, është kundër përdorimit të agjentëve të zakonshëm duke përfshirë vitaminën E, aminobenzoat kaliumin dhe tamoxifenin.Në të kundërtën, ne shpesh përdorim frenues oral të fosfodiesterazës-5, si tadalafilin, për shkak të koincidencës së lartë të keqfunksionimit erektil, veçanërisht në pacientët me keqfunksionim të butë. Agjentë të ndryshëm lokalë janë studiuar gjithashtu, por literatura përsëri nuk mbështet një përfitim kuptimplot, për shumicën e pacientëve, dhe agjentët lokalë nuk janë pjesë rutinore e trajtimit për shumicën e urologëve.
Terapia tërheqëse( e traksionit) penile është një opsion i shkëlqyeshëm që mund të përdoret në të dy fazat, akute dhe kronike të SP. Ekzistojnë disa sisteme të ndryshme tërheqëse, dhe ka të dhëna shkencore bazë dhe të dhëna klinike për të mbështetur terapinë tërheqëse për SP. Paisjet tërheqëse vendosin tension në penisin e flashkët. Forca përkthehet në pllakën e penisit dhe promovon rimodelimin përmes një procesi biomekanik të njohur si mekanotransduksion.
Terapia tërheqëse penile është trajtimi i vetëm jokirurgjik që është treguar i besueshëm për të rritur gjatësinë e penisit në disa pacientë. Ky rezultat është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh që shumë pacientë e konsiderojnë humbjen e gjatësisë së penisit si pasojën më shkatërruese të SP. Deri kohët e fundit, të dhënat në dispozicion sugjeruan që terapia tërheqëse e penisit duhej të kryhej për tre deri në tetë orë në ditë, deri në gjashtë muaj për të arritur përfitime relativisht modeste.
Në vitin 2019, Dr. Ziegelmann dhe studiuesit e tjerë ndanë rezultatet nga një provë e rastësuar, e kontrolluar, ku pacientët përdornin RestoreX, një sistem i ri tërheqës i penisit, për 30 deri në 90 minuta, çdo ditë, për tre muaj. Rezultatet e studimit u botuan në The Journal of Urology.
Së fundit, injeksionet intralezionale, drejtpërdrejtë në pllakën e penisit me ilaçe të tilla si verapamili, interferon alfa-2β dhe kolagjenaza clostridium histolyticum, janë opsione të shkëlqyera, për të parandaluar përparimin dhe për të përmirësuar deformimin e penisit. Udhëzuesi i AUA-së, për SP, botuar në The Journal of Urology më 2015, mbështet të gjithë këta agjentë dhe deri më sot nuk ka pasur kurrë një gjykim rigoroz kokë më kokë, që të krahasojë rezultatet midis këtyre agjentëve. Megjithatë, kolagjenaza është agjenti i vetëm i miratuar nga FDA dhe agjenti më i administruar më shpesh në praktikë.

Në një analizë të kombinuar të dy provave të rastësishme, të kontrolluara me placebo, të publikuara në The Journal of Urology më 2013, përmirësimi mesatar i shtrembërimit ishte 17 gradë me kolagjenazë, kundrejt 9 gradë në krahun e kontrollit.
Ndërsa ky përmirësim mund të duket edhe një herë modest, në praktikë ne shohim shumë pacientë që përjetojnë përfitime domethënëse me kolagjenazën, dhe ky rezultat mbështetet nga seri të shumta të publikuara . Në disa raste kolagjenaza mund të parandalojë nevojën për kirurgji ose ta bëjë qasjen kirurgjikale më pak invazive – për shembull, duke lejuar që pacienti të jetë një kandidat për plikimin( palosjen) e penisit, se sa prerja ( incizioni i pllakës) dhe shartimi (graftimi).
Mund të përfundojmë se sëmundja e Peyron-it është një gjendje e zakonshme por jo e kuptuar sa duhet. Kirurgjia është trajtimi i funtëm , por, megjithatë, shumë pacientë dëshirojnë një qasje më pak invazive, dhe kjo preferencë është veçanërisht e rëndësishme gjatë gjashtë deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave. Opsionet e trajtimit ndryshojnë në varësi sipas preferencës së pacientit, funksionit erektil bazë dhe kohëzgjatjes së simptomave.
Për ata pacientë që dëshirojnë qasje jokirurgjike, terapitë orale, si të vetme nuk kanë gjasa t’i japin pacientit përfitime të konsiderueshme, ndërsa terapia tërheqëse e penisit dhe injeksionet intralezional, janë opsione të shkëlqyera që rezultojnë në përmirësime modeste por shpesh kuptimplota në lakimin e penisit për shumë pacientë.

Prof. Ass. Dr. Isa Haxhiu, urolog, QKUK

Sëmundja e Peyron-it

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.