Sëmundja e sheqerit (diabeti) dhe agjërimi gjatë Ramazanit





Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit për besimtarët e fesë Islame është një prej 5 ritualeve të shenjta. Pacientët me sëmundje të ndryshme përkundrejt gjendjes së tyre shëndetësore gjatë Ramazanit dhe nga dëshira e madhe për të respektuar këtë ritual, rrezikojnë shëndetin e tyre duke dashur të agjërojnë.

Ass.dr.Merita Emini Sadiku, Dr.Sci
Interniste-endokrinologe
endoCLINIC
tel. 044 660 900

Në mesin e mjaft sëmundjeve të cilat e rrezikojnë shëndetin gjatë agjërimit është edhe sëmundja e sheqerit, por jo  të gjithë pacientët me këtë sëmundje kanë rrezik të njëjtë. Prandaj ekzistojnë përjashtime të cilat kanë si diferencim kontrollin e mirë ose jo të sëmundjes si dhe llojin e kësaj sëmundje.

Pacientët me tip 1 të sëmundjes të cilën ekskluzivisht trajtohen vetëm me insulinë e rekomandueshme është që të mos agjërojnë si dhe ata të cilët kanë komplikime serioze kronike, si ato kardiake dhe të veshkave, si dhe pacientët të cilët kanë episode të shpeshta të rënies së sheqerit në gjak ose rritjes së tij apo kanë komplikime akute të sëmundjes.
Rreziku nga agjërimi tek pacientët me sëmundje sheqerit përveç llojit të diabetit varet edhe nga trajtimi të cilin marrin, rreziku individual nga hipoglikemia, prezenca e komplikimeve dhe/ose sëmundjet tjera shoqëruese, rrethanat individuale sociale ose vendit të punës si dhe eksperienca e agjërimit të mëhershëm. Pacientët me rrezik për të agjëruar janë ata me kontroll të keq të sëmundjes.
Sipas udhërrëfyesit të fundit (të vitit 2016) të IDF-DAR (Federatës Ndërkombëtare për Diabet dhe Aleancës Ndërkombëtare për Diabet dhe Ramazan) për agjërimin gjatë Ramazanit, të sëmurët me rrezik të lartë të cilët nuk duhet të agjërojnë në Ramazan hyjnë kjo kategori e të sëmurëve me diabet:
– gjendjet e hipoglikemisë së rëndë rreth3 muaj para Ramazanit
– ketoacidoza diabetike rreth 3 muaj para Ramazanit
– gjendja hiperosmolare hiperglikemike rreth 3 muaj para Ramazanit
– eksperiencë të hipoglikemive të shpeshta
– diabet tip 1 i pakontrolluar
– sëmundje akute
– shtatzënat me diabet tip 1 të diagnostikuar më herët ose diabet gestacional (i shtatzënisë) i trajtuar me insulinë ose preparate të sulfanilureve
– të sëmurët me pamjaftueshmëri kronike të veshkave në stadin e 4 dhe 5 ose të sëmurët në dializë
– komplikimet e avancuar makrovaskulare
– moshat e shtyra me shëndet jo të mirë
Nëse pacientët me sëmundje të sheqerit insistojnë të agjërojnë atëherë ata duhet të:
– marrin edukim të strukturuar për sëmundjen e sheqerit, ushqimin dhe aktivitetin fizik
– të përcillen nga mjeku i specializuar për diabet-endokrinologu/diabetologu
– të matin rregullisht glikeminë në gjak, gjatë kohës së agjërimit
– të përshtatin trajtimin sipas rekomandimeve të mjekut
– të ndërprenë agjërimin në rast të hipoglikemive ose hiperglikemive ose të gjendjeve tjera shëndetësore
Gjendjet tjera të pacientëve me sëmundje të sheqerit, por që kanë kontroll të mirë të sëmundjes dhe trajtohen me barna siç janë ata me tipin 2 të sëmundjes së sheqerit dhe pa komplikime, mund të agjërojnë por duhet të bëjnë disa ndryshime në trajtim dhe duhet të ndjekin këshillat e mjekëve lidhur me ushqimet, aktivitetin fizik dhe ndryshimet në terapi.
10 principet kryesore të bazuara në udhërrëfyesit e mbajtjes së agjërimit të pacientët me diabet sipas IDF-DAR janë:
1. Kaloritë e marra të shpërndahen në iftar, syfyr si dhe në 1-2 ushqime të ndërmjetme.
2. Ushqimet duhet të jenë të balancuara, me karbohidrate ( të preferuara janë ushqimet me indeks të ulët glikemik) duke përfshi 45-50% të kalorive të përgjithshme; proteina (bimore- bishtaja, shtazore-peshk, shpezë ose mish i kuq me pak yndyrë) që përfshin 20-30%; dhe yndyra (preferohen yndyra mono-të pangopura dhe poli-të pangopura) që përfshin <35% të racionit ushqimorë. Yndyrat e ngopura duhet të kufizohet nën 10% të konsumit total ditor të kalorive.
3. Përdorni metodën e “pjatës së Ramazanit” për përpilimin e racionit ushqimorë
4. Ëmbëlsira e pasura me sheqer duhet të shmangen pas iftarit dhe mes ngrënieve. Në vend të tyre rekomandohet një pjesë frut.
5. Zgjidhni karbohidratet me indeks të ulët glikemik, veçanërisht ato të pasura me fibra (mundësisht drithëra të plotë të papërpunuar. Rekomandohet konsumimi i karbohidrateve nga perimet (e ziera ose të freskëta në formë sallatash), frutat e plota, jogurti dhe produktet e qumështit. Konsumimi i karbohidrateve nga sheqeri dhe drithërat e përpunuara (si mielli i grurit dhe niseshteja, misri, orizi i bardhë dhe patatja) duhet të shmanget ose minimizohen ndjeshëm.
6. Është shumë e rëndësishme ruajtja e hidratimit adekuat duke pirë ujë të mjaftueshëm, lëngje pa shtesë sheqeri, ndërmjet dy racioneve ushqimore kryesore (lejohet marrja e lëngjeve dietale pa shtesa sheqeri). Duhet të pakësohet marrja e lëngjeve të kafeinizuara si çaj dhe kafe për shkak të efektit diuretik ose të humbjes së lëngjeve të organizmit.
7. Praktikoni të hani patjetër syfyrin dhe atë sa më vonë që është e mundur
8. Konsumoni një sasi të mjaftueshme të proteinave dhe yndyrës në syfyr si ushqime me nivele më të larta të këtyre makronutrientëve dhe më pak karbohidrate me indeks të ulët glikemik se sa të konsumoni karbohidrte të cilat rrisin nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies. Proteina dhe yndyrat gjithashtu nxisin ngopje më mirë se karbohidratet.
9. Iftari duhet të fillojë me shumë ujë për të larguar dehidrimin nga agjërimi dhe 1deri në 2 hurma të thata ose të freskëta për të ngritur nivelin e glukozës në gjak.
10. Midis ngrënieve kryesore, nëse është e nevojshme, mund të konsumohet një ushqim të lehtë si një pjesë frutash, një grusht arra ose perime. Në përgjithësi, çdo mes-ushqim duhet të jetë 100-200 kilokalori, por kjo mund të jetë më e lartë në varësi të kërkesës kalorike individuale. Disa pacientë mund të përdorin një mes-ushqim të lehtë për të bërë iftar dhe pastaj më vonë të marrin racionin e plotë të iftarit.
Gjithashtu sa i përket aktivitetit fizik, nëse gjatë agjërimit pacientët me diabet janë aktiv, duhet të reduktojnë marrjen e trajtimit nën udhëzimet e mjekut të tyre sepse mund të vijë deri tek rënia e sheqerit( hipoglikemia). E rekomandueshme është që aktiviteti fizik të bëhet pas iftarit.
Agjërimi duhet të ndërpritet menjëherë në rast se glikemia është nën 3.9 mmol/L ose nën 70 mg /dL si dhe mbi 16.6 mmol/L ose mbi 300 mg/dl si dhe në rast të pranisë së shenjave të rënies së sheqerit (hipoglikemisë-konfuzionit, djersitjes, dridhjeve, të rrahurave të shpejta të zemrës, ndjenjës së urisë, gjendjes mentale, dhimbjes së kokës), ngritjes së sheqerit (hiperglikemisë-etje e theksuar, ndjenjë e urisë, urinim i shpeshtë, lodhje, konfuzion, vjellje, dhimbje barku) ose dehidrimit apo humbjes së lëngjeve të organizmit ose pranisë së sëmundjeve akute.
(Visited 2 times, 1 visits today)

Related posts:

Dalin rezultatet e 324 motrave të testuara për COVID-19
Një person fiton çmimin për justifikimin më kreativ nga policia. Ja çfarë tha ai
Një në 10 udhëtarët zviceranë mbanë një maskë në transportin publik
Shqiptari shpallet trajneri më i mirë i Italisë nga Federata Italiane e Shahut
Universiteti privat në Zvicër që do të operojë si biznes, një risi që po mirëpritet
I infektuar me COVID-19 shkoi në klub, rrezikon 10 vjet burgim
Kroacia mban zgjedhje të parakohshme në kohë pandemie
Edisa Shahini: Mos e ndiqni modën, krijoni stilin tuaj personal
Shpend Ahmeti paralajmëron se po shkojmë drejt vdekjeve shkaku i mungesës së mjekeve e shtretërve në...
Kryemjeku: Po gënjejnë nivel pas niveli, nëse ky vërshim vazhdon, sistemi do të bie në kolaps
Kanë vdekur 12 pacientë brenda 24 orëve, ku është Ministri i Shëndetësisë?
“Nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit”, kosovari tregon për nënën e tij me...
Që nga mesnata edhe katër të vdekur me COVID-19
Rusi: Shkon mbi 10 mijë numri i viktimave nga COVID-19
Vjen për pushime në Kosovë, zvicerania grabitet nga i dashuri i saj
Ambasadorja Breca: "Karantinën do ta vuajë rëndë ekonomia e Kosovës"
Shqiptarja garon për mandatin e saj të tretë si deputete në Kroaci
Tigri vret kujdestaren e kafshëve në kopshtin zoologjik të Cyrihut
Sa kosovarë erdhën në Kosovë pas hapjes së aeroportit “Adem Jashari?
Situatë dramatike me COVID-19, qeveria mbledh nesër dejtuesit e shëndetësisë
Egjipti rinis fluturimet ndërkombëtare, rifillon sezoni turistik
KSHZ bën thirrje që të respektohen masat e marra nga Qeveria e Zvicrës
Olluri: Refreni 'sëmundje shoqëruese' po e trimëron popullatën për mosrespektimin e masave
Diplomuan nxënësit e Shkollës Shqipe të mësimit plotësues në kantonin e Cyrihut
Rekord i zi në Kosovë, për një ditë vdesin 6 persona të prekur me COVID-19
Studiuesi shqiptar në Australi: Beteja me Covid s' ka mbaruar
Humb betejën me COVID-19, vdes një 38 vjeçar në QKUK
Kosovarët paguanin 5000 euro për testet false të shtetësisë: Banda para gjyqit
“Dardania” nga Winterthuri, e para në festivalin virtual “Anadrini Folk 2020”
Dita e Pavarësisë së SHBA-së, festë edhe për shqiptarët
A mund të prekemi dy herë nga virusi SARS Cov-2?
Syla: Situata është alarmante, 20 përqind e punëtorëve shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim për qytetarët e saj
Britania largon masën e izolimit për 50 vende me ‘rrezik të ulët’
Këtë vit shumë shqiptarë s' do të mund t’i bëjnë pushimet në Kosovë
herët a vonë në jetën e Prof. Omer Xhemalit
Pandemia po ndikon edhe tek të diplomuarit në shkolla të mesme
Diaspora thyen rekord me paratë e dërguara në Kosovë gjatë pandemisë
Gjermania rrit pagën minimale - Albinfo
Ilaçi më i shtrenjtë në botë
Britani: Nxënësit detyrohen të kthehen shkolla në shtator
trajtimi i pacientëve me COVID-19, ju kushtoi spitaleve universitare 356 milion CHF
Zvicra autorizon përdorimin e antiviralit ‘Remdesivir’ pa prova terapeutike
Dublin, udhëtim në histori me Epic, muzeu multimedial i emigracionit     |Revista Monitor
Kosova diasporës: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi
Njoftimi nga Ambasada: Kush mund të hyjë në Austri
Arrestohet kosovari 30 vjeçar që po punonte në të zezë
Regjisorja shqiptare në Rumani fitoi trofeun në Galanë e Çmimeve “Gopo”
Tekste falas për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë
Dënime të ashpra për ata që hyjnë në Austri pa teste nga Ballkani Perëndimor
Zvicra rrit çmimin e benzinës dhe naftës 3.7 centë për litër
Rritet përsëri numri i të infektuarëve në Austri
Klubet e natës, vatra të infeksionit në Zvicër
Shumë kompani gjigante, po largojnë me mijëra punëtor nga puna
Blerjet online, zgjidhja e vetme për ‘shoping’ gjatë pandemisë
Ministri Likaj priti përfaqësues së qendrës së botimeve për diasporën
70 mjekë të Prishtinës në vetizolim, 11 prej tyre pozitivë me COVID-19
Ahmeti: Kushtetuesja merr vendime, varësisht se a duhet me ja rrit apo ul pagën vetës
Nëse nuk reflekton qeveria, mjekët në protesta e greva
Startojnë fluturimet edhe nga Gjeneva drejt Prishtinës, tri herë në javë
Protestë në Spitalin e Vushtrrisë pas sulmit fizik ndaj laborantit
Qeveria e Kosovës ndalon vizitat e familjarëve në objektet shëndetësore
Vajza e Ismail Kadaresë, zv. presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB
Arlind Morina tregon rrugën e vështirë për t'u bërë trajner i futbollit në Austri
Fluturimet nga Zvicra në Prishtinë do të vazhdojnë edhe gjatë korrikut
Njoftim me rëndësi nga Konsullata e Kosovës në Nju Jork
Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik
Sot përfundon masa e përkohshme për Ligjin e Pagave, sindikalistët paralajmërojnë protesta
Mjeku kosovar në Berlin: Koronavirusi po sulmon nga të katër anët, institucionet e Kosovës s’e kanë ...
Klubi i shahut “Arbëria”, në ligën e Landit të Vjenës (Wiener Landesliga)
Çiklisti godet vogëlushin shqiptar dhe ikën nga vendi i dukurisë
Deshire Shehu, për të dytën herë asambliste në komunën Knittelfeld të Austrisë
Null Stern Hotel, hoteli pa mure e tavan në Zvicër |Revista Monitor
Hoti: Stafi mjekësor është 8% i prekur
Vjenë: Shtyhet gjykimi i shqiptarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes
Avokatja shqiptare nga Universiteti Oxford, ligjeratë për “Gjykatën Penale Ndërkombëtare”
Elbenita Kajtazi për herë të parë me vepër artistike në “Opéra National de Bordeaux”
Asllan Kafexholli, fitues i kuponit prej 1 mijë frangash në lojën shpërblyese të albinfo.ch
Valton Halimi, kandidat për asamblist në komunën e Gleisdorit në Austri
Bülach (ZH): Arrestohen në një klub tri animatore shqiptare, pa leje pune
Krijohet baza shtetërore e të dhënave për studentët shqiptarë jashtë vendit
Falënderohet mjekja shqiptare për punën e saj nga autoritetet londineze
Austri: Prindër, regjistroni fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe
Akuzohet se ka fyer migrantët nga Ballkani: Magazina "Migros" kërkon falje
Deshire Shehu rikandidon në zgjedhjet komunale në Knittelfeld të Austrisë
Mjekja e specializuar shqiptare nga Berlini tregon për specifikat e vaksinës ndaj COVID-19
Dy ditë para fluturimeve, aeroporti i Prishtinës jep këtë njoftim për mërgimtarët
"Air Prishtina" nis fluturimet 14 herë në javë nga Zvicra në Kosovë
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës uron kryetaren e Parlamentit të Kantonit të Lucernit
5 kosovarë dhe zviceranë, dyshohen të kenë marrë pa të drejtë kredi "COVID"
Eurodeputeti austriak, Mandl: Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet dhe përspektivë evropiane
Agnesa Hasi, fituese e konkursit “Sag’s Multi” në Austri
Sqarim për mërgimtarët: Testi s' është obligativ për COVID-19
s' ka asnjë vendim për të ndalur testimet e rasteve të kontakteve për COVID-19
Kancelari Kurz merret në pyetje nga një panel i Parlamentit austriak
Alarmi i Infektologut- “Gjendje e rëndë në Infektivë”
A mund të infektohemi dy herë me COVID-19?
Ministria e Diasporës së Kosovës ju uron mirëseardhje mërgimtarve
Ylfete Fanaj "shkruan historinë" e komunitetit shqiptar në Zvicër
Pasioni për aktrim, e bëri artist të njohur në Austri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Maqedoni: Infermieret po ikin jashtë vendit për të punuar

Thu May 9 , 2019
Rreth 100 infermiere kanë lëne vendin e punës dhe kane ikur jashtë vendit apo nëpër spitale private, qe nga fillimi i këtij viti.  Pos infermiereve të të rijnë, periudhës se fundit është rritur edhe numri iinfermiereve me përvoje të gjatë pune tëcilat kanë lëshuar vendin, shkruan alsatm, përcjell Gazeta Shëndeti.  Problemi me infermieret e punësuara nëpër Ambulanca me koncesion mbetet i pazgjidhur ende, ndërkaq Unioni i Infermiereve zgjidhjen e vetme e sheh në […]