Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Të gjithë e dinë që duhanpirja është tejet e dëmshme, por në fakt ka shumë të rritur që vazhdojnë ta pinë.
Duhani ndikon në sistemin respirator, reproduktiv, në lëkurë, në sy si dhe rritë mundësinë që personi të preket nga shumë lloje të kancereve.

Ja disa prej sëmundjeve që rrezikojnë të preken personat që konsumojnë duhan:
Duhani shkakton probleme në mushkëri dhe në frymëmmarrje. Duhani, kryesisht është përgjegjës për zhvillimin e kancerit në këtë organ. Madje një hulumtim ka gjetur që 9 në 10 rastet e kancerit të mushkërive, është i lidhur me duhan.

Gjithashtu, duhanpirësit kanë shumë rrezik që të preken nga sëmundjet e zemrës. Probleme me fertilitet, kanë kryesisht duhanpirësit të të dy gjinive. Kjo për shkak që duhani ndikon në nivelin e hormoneve sidomos tek gratë, që ua pamundëson atyre që të mbesin shtatzënë.

Ata që konsumojnë duhan kanë tendencë gjithashtu që të preken nga tipi 2 i diabetit (sëmundja e sheqerit). Për shkak të tymit, personat që konsumojnë duhan mund të kenë probleme edhe me shikim. /Familja Jone

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page