Sëmundjet respiratore akute

loading...

Infeksionet respiratore akute janë ndër shqetësimet më të shpeshta gjatë muajve të ftohtë të vitit për të gjitha moshat, në veçanti për fëmijët dhe të moshuarit. Gati çdo individ preket nga këto infeksione 2-3 herë gjatë vitit, prandaj këto sëmundje bëhen shkaku kryesor i mungesave në punë, kopshte fëmijësh, shkollë, etj.

Prof. dr. Salih Ahmeti
Specialist në lëminë e Sëmundjeve Infektive

Njihen mbi 200 viruse që japin sëmundjet respiratore akute. Të gjitha këto viruse japin manifestime klinike me sindromë respiratore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes prej të cilëve duhet veçuar dy entitete klinike: rrufën stinore dhe gripin.

RRUFA STINORE

Shkaktohet te të rriturit më shpesh nga rhinoviruset, kurse te fëmijët nga viruset respiratorë sincicial, parainfluencial, adenoviruset dhe koronaviruset. Bartja e infeksionit bëhet me rrugë aerogjene në kontakte të afërta me të infektuarin.

Shfaqet në formë të epidemive, prekë më shpesh fëmijët shkollor. Periudha e inkubacionit është 1-2 ditë. Manifestohet me tharje e djegie të fytit e grykës, teshtitje, lodhje, dobësi, kollë të thatë, rritje të lehta të temperaturës, dhembje koke dhe rrjedhje të hundëve ujore.

Sëmundja zgjat deri në 7 ditë dhe zakonisht vetëshërohet. Prania e shenjave klinike mbi 10 ditë tregon për infeksione dytësore me baktere. Te fëmijët nuk janë të rralla ndërlikimet në formë të otiteve sinusiteve.

Mjekimi është simptomatik, konsiston në dhënien e antipiretikëve (aspirin dhe ibuprufen për të rritur, acetaminophen për fëmijët), pikave për hundë, inhalime me avujt e ujit të nxehtë, dhënien e vitaminës C. Antibiotikët nuk janë të rekomanduar në rastet pa ndërlikime.

GRIPI (influenza)

Gripi është sëmundje infektive akute i shkaktuar nga viruset A, B dhe C të cilët i përkasin familjes Orthomyxoviridae.

Shfaqet në forma epidemike dhe pandemike. Viruset e gripit kanë në mbulesën e tyre dy glukoproteina antigjenetikisht të dallueshme: hemglutininën (H) dhe neuraminidazën (N) të cilat iu nënshtrohen ndryshimeve të herëpashershme në mënyrë të pavarur me njëri-tjetrin. Ndryshimet antigjenike të vogla janë quajtur “drift” ndërsa ato të mëdha”shift”.

Ndryshimet e lehta ndodhin në Virusin A dhe B, ndërsa ndryshimet e thella në formë “shifti” ndodhin vetëm në virusin A, duke dhënë një variant të ri antigjenik i cili prekë personat e paimunizuar më parë. Variacionet e vogla të antigjenit H ose N (drift) ndodhin çdo 2-3 vjet duke shkaktuar shpërthime epidemike në një popullatë e cila posedon antitrupa të cilët sigurojnë mbrojtje të pjesshme nga shtamet e reja.

Variacionet madhore (shift antigjenik) ndodhin më rrallë, çdo 10-20 vjet dhe pasohen me pandemi të mëdha në një popullatë pa mbrojtje imunologjike dhe mund të përfshijnë gjithë vendet e botës. Virusi C tregon më pak ndryshime dhe nuk paraqet interes të veçantë për patologjinë humane.

Burim kryesor i infeksionit është njeriu, ndërsa kafshët dhe shpendët (derri, kuajt, pulat, rosat, gjelat e detit etj) mund të jenë rezervuar të infeksionit dhe përgjegjës për ruajtjen e virusit gjatë periudhave interepidemike dhe rikombinimet e mundshme gjenetike të tij.

Virusi i Gripit përhapet me anë të spërklave të nxjerra në ambientin e jashtëm nga njeriu i infektuar nëpërmjet kollitjes, teshtitjes të folurit e në disa raste infektimi mund të bëhet drejtpërdrejt me kontakte të ngushta ndërnjerëzore. Muajt e ftohtë të vitit dhe grumbullimet e njerëzve në çerdhe, kopshte, shkolla, konvikte, salla kinemash, koncertesh etj. favorizojnë përhapjen e infeksionit.

Pasi të futet në organizmin e njeriut virusi i gripit fillimisht vendoset në epitelin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, duke u shumëzuar dhe shkatërruar qelizat, që rezulton me rrjepje epiteliale në zona të gjera, të cilat janë zona të përshtatshme për mbivendosjen e baktereve. Ndonjëherë virusi arrin të zbresë deri në alveole-mushkëri dhe jep pneumoni primare.

Periudha e inkubacionit (koha nga kontakti me virusin deri në shfaqjen e shenjave klinike) është e shkurtër, 1-3 ditë. Sëmundja fillon shpejtë me temperaturë të lartë (38-40 C) që zgjat 3-5 ditë, dhembje koke, dhembje të muskujve e të nyjeve, ndjenjën e lodhjes dhe këputjes, humbje apetiti, ndonjëherë me të vjella dhe heqje barku(diarre).

Krahas këtyre shenjave që tregojnë për një toksikozë të përgjithshme, shfaqen edhe ato lokale si tharje e fytit, lotim, rrjedhje e hundëve, kollë e thatë që shoqërohet me dhembje retrosternale me sputum (këlbazë). Gripi mund të prekë të gjitha moshat receptive, por numri më i madh i rasteve takohet në moshat 5-15 vjeç.

Ndërlikimet e gripit janë të rralla e të lehta si sinuzitet, otitet, tonzilitet etj. Ndërlikimet më të rënda, që mund të rrezikojnë jetën e të sëmurit janë ato pulmonare (pneumonia virale primare, pneumonia bakterore sekondare), kardikae (miokarditi, perikarditi) dhe neurogjene (Syndroma Reye, neuritet, radikulitet, encefaliti).

Ndërlikimet shoqërohen me një rritje të re të temperaturës nga dita e 5-10 e sëmundjes. Në rastin e një pneumonie dytësore i sëmuri ka sputum mukopurrulent hemorragjik që shkaktohet më shpesh nga Stafilokoku, Streptokoku Haemophilus influenzae. Vërehen zakonisht në të sëmurë të moshuar, me sëmundje kronike dhe imunitet të ulur.

Sindroma Rej është një ndërlikim i rrallë por i rëndë që prek moshat fëminore dhe ka vdekshmëri deri në 40% të rasteve. Shoqërohet me dëmtime të rënda të mëlçisë dhe sistemit nervor qendror. Faktor predisponues është përdorimi i preparateve të acidit acetilsalicilik për ulje të temperaturës.

Mjekimi: Në fazën akute të sëmundjes mjekimi është simptomatik. I sëmuri duhet të qëndrojë në ambiente të ngrohta dhe mirë të ajrosura, të përdorë lëngje frutash, çaj dhe vitaminë C.

Për uljen e temperaturës dhe pakësimin e dhembjeve jepen analgjetik dhe antipiretik si analgin paracetamol. Te femijët nuk duhet dhënë acidi acetilsalicilik për shkak të rrezikut nga sindroma Rej. Të dhënat klinike tregojnë për efekte të mira me antiviral si Amantadina, Rimantadina, Oseltamivir, nëse jepen në dy ditët e para nga fillimi i sëmundjes. Dhënia e këtyre preparateve për 5 ditë lehtëson shenjat dhe gravitetin e sëmundjes, ndërsa ndërlikimet bëhen më të rralla.

Në rastet e gripit të pandërlikuar nuk duhet dhënë antibiotikë. Dhënia e antibiotikëve me qëllime profilaktike është e preferuar për personat me infeksione kronike dhe imunitet të ulur. Ndërlikimet bakterore mjekohen me antibiotikë të zgjedhur sipas antibiogramit ose duke u mbështetur në përvojat klinike.

Parandalimi: Bëhet me vaksinim. Përdoret vaksina e mbytur e cila jepet çdo vit në muajt tetor ose nëntor. Vaksinën mund ta marrin të gjithë ata që nuk dëshirojnë të përballen me shqetësimet e gripit, por iu rekomandohet në veçanti personave të moshuar (mbi 65 vjeç), personave me sëmundje kronike te zemrës, veshkave, mushkërive, mëlçisë, diabetikëve dhe atyre me imunitet të ulur.

Në raste të epidemive masive është i indikuar vaksinimi i grupeve të rrezikuara: punëtorët shëndetësor, zjarrfikësit, punëtorët e sigurimit të trafikut, shërbimeve publike, punonjësit e PTT, artiznateve etj. Të rriturit dhe fëmijët deri 3 vjeç, marrin një dozë vaksine prej o.5 ml. Fëmijët nga 6-35 muaj marrin një dozë 0.25 ml. Nëse i rrituri ose fëmija vaksinohet për herë të parë, doza e dytë merret pas një muaji. Vaksina injektohet në muskulin e krahut, thellë nën lëkurë. Imuniteti postvaksinal zgjat 6-10 muaj.

Në Republikën e Kosovës, vaksinimi i përshtatur për kushtet e vendit, bëhet me monovaksinë dhe nuk vaksinohen fëmijët nën 7 vjeç. Ekziston edhe vaksina e gjallë virale për aplikim nazal, por nuk ka gjetur përdorim masiv.

Efektet anësore të vaksinës janë të pakta: dhembje koke, djersitje, mialgji, artralgji, temperaturë të lehtë reaksione lokale si: skuqje, dhembje dhe fortësi përreth vendit të vaksinimit. Reaksionet alergjike në lëkurë, konvulsionet dhe çrregullimet nervore janë të rralla.

Vaksina nuk rekomandohet për: personat alergjik në vezë në ndonjërën nga komponentët e vaksinës; personat me temperaturë të lartë ose sëmundje akute infektive; personat që trajtohen me kortozonik, citostatik (antitumoral) dhe personat me deficite të rënda imunitare. Gratë shtatzëna dhe me fëmijë në gji duhet të konsultohen me mjekun para se të vaksinohen.

Related posts:

Qeveria ndau 24 milionë euro për subvencionim të pagave të punëtorëve
Fadil Miftari dhe Ilir Bytyçi zgjedhen anëtarë të Bordit të RTK-së
Qeveria aprovoi planin prej 365 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike
Kelkos Energy mirëpret krijimin e komisionit parlamentar për hidrocentralet
Shkup, Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
14 anëtarë synojnë bordin e RTK-së
Më shumë se 6 milionë raste aktive me COVID-19 në nivel global
ShBA-ja vazhdon të jenë vendi më i prekur në botë me COVID-19
Luan Gola emërohet zv/ministër i Shëndetësisë
Barcelona do ia “nxijë jetën” Bayernit
Fshati që jeton nga mjedrat
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe
Aksident i rëndë te 'Kroi i Mbretit'
Kryeprokurori me shtëpi me vlerë 220 mijë euro
Regjistrimi i veturave, deri më 31 gusht suspendohet pagesa e tatitmit në pronë në Prishtinë
MSh-ja hedh poshtë informacionet se Kosova është e para në botë për vdekje nga COVID-19
Të rinjtë që përdorin cigaret elektronike, më të rrezikuar nga COVID-19
Slloveni, Pompeo nënshkruan deklaratën mbi teknologjinë 5G
Pasuria e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor
Nënkryetari i Gjykatës së Prishtinës me 100 mijë euro kredi në bankë
VV fton në interpelancë Agim Veliun për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë
Ministri Mustafa thotë se është dyfishuar buxheti për pagesat direkte për bujqit
Sa ka pasuri Kryeprokurori i Prishtinës?
KFOR-i dhe Policia planifikojnë bashkëpunim për siguri në zonën e Kamenicë   
Kryeprokurori me piktura në vlerë prej 15 mijë eurove
8 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19
Nis nga fillimi gjykimi i të akuzuarit për vrasjen e burrit në Rahovec
Pas 100 ditëve pa virus, Zelanda e Re regjistron raste të reja me COVID-19
Aksidentohet djali i presidentit Hashim Thaçi
Prishtina e Peja prijnë me raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
205 persona të shëruar në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit
Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj të miturave në Prishtinë
193 raste të reja me COVID-19
Kryeministri Hoti “i lut” qytetarët t'i respektojnë masat e Qeverisë
Shoqëria Civile kërkon nga PDK-ja që ta tërheq Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së
Zgjedhen anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës
Kosova e para për numrin e vdekjeve në botë, kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së
E befasishme mënyra e tretmanit të projektligjit për UÇK-në
Rregullat e reja për hyrjen në Gjermani për partnerët e pamartuar
Gjilan- arrestohet dhe paraburgoset i akuzuari i që i ikte drejtësisë tash e 11 vjet
Arrestohet ish- ministri Numan Baliq për ngacmim seksual
Anti-korrupsioni konstaton se Zenun Halili ka konflikt interesi në konkursin për rektor
Merkel e Erdogan do të bisedojmë për tensionet Turqi- Greqi
Këshilli Rajonal i Abrucos votoi njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare
50 pacientë po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë, një në intubim
Qindra të vdekur për shkak të dezinformimit për COVID-19
Presim ta kemi vaksinën anti-COVID në muajt e ardhshëm
Gashi e Shala dalin kundër Isa Mustafës, votojnë projektligjin për UÇK-në
Dënohen katër të akuzuar për incidentin me armë në Pejë
Gjakovë, grumbull njerëzish në qendër për pakon ekonomike (FOTO)
s' kalon projektligji për vlerat e UÇK-së
Komuna e Lipjanit hap sheshin dhe vendet tjera publike për qarkullim
Grumbull i madh i njerëzve para postës në Prizren
Burrë e grua arrestohen për rrahje të prindërve të burrit
Prishtinë, arrestohet i dyshuari pasi rrahu nënën e tij
Ministri Anschober: Vaksina e Putinit për Austrinë s' vjen në pyetje
Prishtinë, polici arrestohet për kontrabandë me mallra
IPK arreston rreshterin e policisë për kontrabandë me mallra
Sekuestrohen drogë e para brenda një veture në Mitrovicë
Nagavci i reagon Thaçit për ndejën me shahira në kohë të pandemisë
Gjakovari arrestohet pasi mblodhi 70 persona në aheng familjar
Detaje se si pasagjeri i mori taksistit veturën dhe u largua
Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇ...
Vdes ish-drejtori komunal i Malishevës, Hajrullah Mazreku
Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Europën
PSG kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi përmbysi rezultatin ndaj Atalantës (VID...
Prokurori: 15 dhe 13 vjet burg për kosovarin dhe zviceranen që torturuan fëmijët
Lul Raka tregon Po qe se nevojitet hapur shkollat në shtator
Mos i besoni askujt se Perëndimi po dështon
Atalanta po e mposht Parisin (VIDEO)
Ministria e Finacave u dërgoi gabimisht qytetarëve mesazhe telefonike për pagesat nga pakoja emergje...
Në kohë pandemie, presidenti Thaçi në ndejë me shahira
UEFA ndëshkon kampionët e Kosovës, Drita humb ndeshjen në tavolinë
Çfarëdo diskutimi për postin e Presidentit është joetik
Anketë: Çdo i dyti austriak dëshiron javë pune prej 30 orëve
Instituti i Shëndetësisë publike apelon për kujdes nga temperaturat e larta, rekomandon 10 masa mbro...
Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit
Isa Mustafa i bindur se koalicioni me AAK-në është stabil
Arbërishtja bëhet gjuhë zyrtare në rajonin italian Abruzzo
Isa Mustafa kërkon që PDK ta tërheqë Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së
Itali: Njoftohen qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportë
Kujdes me Ligjin për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së
Ministrja e Financave tregon se kujt sot iu realizuan pagesat nga Pakoja emergjente
Kirurgu kosovar apel Qeverisë: Shtojeni dozën sa s'është vonë!
Bajrami tregonpër pagesat që ka kryer sot Ministria e Financave
Gjermania regjistron rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19 në disa muaj
Fluturimet e "Austrian Airlines" nga Aeroporti i Prishtinës po realizohen me ritëm të lartë
Nga sot ka nisur projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve
Kuvendi nesër vazhdon me seancë plenare
Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës
AAK kundër Hotit, s' e pranon Skender Hysenin në dialog
Ramush Haradinaj shpalli kandidaturën e tij për president të vendit
Të premten mblidhet Kuvendi, në rend dite formimi i Komisionit Hetimor për hidrocentralet
Finlandë: 95 shtetas të Kosovës vendosen në karantinë
Komuna me asfalt të “gjelbër bio” 
Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë
Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë
Instituti gjerman paralajmëron për në vjeshtë vaksinën ndaj coronavirusit
10-vjeçari nga Kosova mbytet në pishinë në Durrës
Kërkesa për kryeministër shqiptar mund t’i ngadalësojë bisedimet për koalicion në Maqedoninë e Veriu...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *