Sërish specializantët ankohen se nuk janë paguar


loading...
Sërish specializantët ankohen se nuk janë paguar





Mospagesa me kohë e specializantëve vazhdon edhe këtë muaj.

Specializantët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk janë paguar për muajin gusht ndërsa nuk iu kanë paguar as kujdestaritë e muajit korrik që paguhen nga Ministria e Shëndetësisë.

Gazeta Shëndeti mëson se mbi 250 Mjekë specializantë edhe pse e kanë kryer punën e tyre me shumë përgjegjësi nuk janë paguar akoma për muajin gusht nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu me specializantët të cilët çdo muaj paguhen me vonesë vazhdimisht dhe pjesa më e madhe e specializantëve e konsiderojnë si të padrejtë ku thonë se specializantët janë pjesa më e rëndësishme e QKUK-së dhe kjo qendër klinike mbahet gjallë vetëm nga puna e pandalur e specializantëve.

Ata thanë për Gazetën Shëndeti se shpresojnë që Ministria e Shëndetësisë t’i procedoj sa më shpejt pagat tona dhe nëse nuk paguhen sa më shpejt atëherë vetëm sa do t’a thellojnë gjendjen edhe ashtu të rëndë financiare të Specializantëve./Gazeta Shëndeti

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *