Shaban Polluzha : Unë do t’ vazhdoj deri n’ fund!

loading...

Shkruan: Blerim Latifi

Sot është 75 vjetori i rënies së Shaban Polluzhës, njeriut që udhëhoqi kryengritjen e parë antikomuniste në Europën Juglindore. Kam dëgjuar sa e sa rrëfime për atë kryengritje. Kam lexuar libra të shumta ku flitet për të. Por asnjë rrëfim nuk më ka prekur më shumë se sa rrëfimi të cilin e kam dëgjuar nga axha im Arif Latifi, i cili ishte pjesëmarrës në atë kryengritje deri në ditët e fundit të saj. “Kishim mbetë pak vetë- rrëfente axha. Jo ma shumë 50 njerëz. Bajraktari i Llaushës vdiq në Krasmirovc. Brigada ishte shkapërderdhur nëpër katune. Ishim në Çiçavicë, e të ftohtit nga grinte. Kishim pak municion dhe në torba nga tre katër kallamoqa për ushqim. Shabani u ngrit e tha : Çonu fjalë njerëzve të shkepen. Kjo punë mori fund, çdo gjakderdhje tjetër asht e kotë. Unë do t’ vazhdoj deri n’ fund”.

Related posts