SHBA do t’i tërheqë 12,000 trupa nga Gjermania

loading...


Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin gati 12,000 trupa nga Gjermania, për t’i vendosur ato në Belgjikë dhe Itali.

Kjo zhvendosje strategjike, sipas Pentagonit, do të ndihmojë në frenimin e Rusisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha të mërkurën se ripozicionimi i trupave do të forcojë NATO-n, do të rrisë bllokadën kundër Rusisë dhe do të përmirësojë fleksibilitetin strategjik dhe operacional të SHBA-së.

Nga 34,500 ushtarë amerikanë, sa janë të pozicionuar në Gjermani, rreth 6,400 do të dërgohen në shtëpi, kurse afro 5,600 do të ripozicionohen në shtete të tjera të NATO-s.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë publike planet për ripozicionimin e trupave nga Gjermania si në qershor, edhe pse Gjermania, për kohë të gjatë, ka qenë qendër e operacioneve ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Evropë.

Vendimi ka ardhur pasi Trump ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë për mospërmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s, përkatësisht të pagesës prej 2% të bruto prodhimit vendor për aleancën ushtarake.

Esper tha se personeli ushtarak amerikan në Gjermani do të konsolidohet në vende të tjera në Evropë, përfshirë bazat e NATO-s në Belgjikë dhe Itali.

Ripozicionimi i aseteve ajrore në Itali do t’i afronte ato më afër rajonit të Detit të Zi, kurse transferimi i strukturave të komandës amerikane në Belgjikë do të ndihmonte në përmirësimin e koordinimit me komandën e NATO-s, tha Esper.

Ai tha se disa trupa mund të shkojnë edhe në vendet e Baltikut.

Esper s’ dha ndonjë afat kohor për ripozicionimin e trupave, por tha se disa ndryshime mund të ndodhin brenda disa javësh, kurse të tjerat do të marrin më shumë kohë./RELhttps://www.evropaelire.org/a/30755751.html



Related posts