SHBA pranë miratimit të vaksinës së parë kundër COVID-19-s

loading...



Amerikanët janë shumë pranë fillimit të vaksinimit të sigurtë dhe efektiv kundër COVID-19-s ndërsa shifra totale e infeksioneve në të tërë vendin llogaritet tashmë në më shumë se 15.3 milionë që prej fillimit të pandemisë.

Një grup i posaçëm ekspertësh të jashtëm të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) mblidhen sot (të enjten) në orën 9 të mëngjesit për të shqyrtuar Po qe se do të rekomandojnë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës së re të prodhuar nga gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

Po qe se Komisioni Këshillimor i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike rekomandon autorizimin sikurse pritet, FDA-ja ka të ngjarë të japë pëlqimin e saj përfundimtar të premten ose të shtunën. Qeveria federale do të shpërndajë menjëherë 6.4 milionë doza në të tërë vendin. Vaksinimi pritet të nisë nga punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë në betejën me COVID-in.

Ushtria amerikane gjithashtu do t’u japë përparësi punonjësve të saj të kujdesit shëndetësor dhe do të ketë në dispozicion pak më pak se 44,000 doza. Një zëdhënës i Pentagonit u tha gazetarëve të mërkurën se ushtria do ta nisë vaksinimin “brenda një ose dy ditësh” nga momenti që FDA-ja do të japë miratimin për përdorimin në raste urgjente të vaksinës. Fillimisht vaksinimet do të kryhen mbi baza vullnetare, por mund të bëhen të detyrueshme pasi vaksina të licencohet plotësisht.

Takimi i së enjtes mbahet në të ardhmen pasi Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 3,000 vdekje si pasojë e COVID-19-s, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech u vunë në krye të përpjekjeve globale për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Britania u bë vendi i parë perëndimor që nisi vaksinimet masive të martën, vetëm disa ditë pasi agjencia rregullatore qeveritare për shëndetin publik miratoi vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Related posts