SHBA-të, Gjermania dhe Britania mund të fillojnë vaksinimet për COVID-19 që nga dhjetori


ndërsa udhëheqësit e G20 u zotuan të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të vaksinave, ilaçeve dhe testeve për COVID-19 në mënyrë që vendet e varfra të mos mbeten jashtë, SHBA, dhe secila njoftoi planet për të filluar vaksinimet në vendet e tyre në dhjetor, ndërsa tha se do të fillonte administrimin e vaksinës për qytetarët e saj në janar të vitit të ardhshëm.

Kështu shkruan mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit, Britania mund të japë miratimin rregullator të vaksinës së - ndoshta këtë javë, madje edhe para se SHBA ta autorizojnë atë, përcjell Telegrafi.

dhe mund të sigurojnë autorizimin urgjent të SHBA-së dhe Evropës për vaksinën e tyre ndaj COVID-19 muajin tjetër pasi rezultatet përfundimtare të provës treguan një sukses 95% dhe pa efekte anësore serioze.

Ndërkohë, javën e kaluar lëshoi të dhëna paraprake për vaksinën e saj që tregon efektivitetin 94.5%.

Dhe rezultatet më të mira se sa pritej nga dy vaksinat, të dyja të zhvilluara me teknologjinë e re, kanë rritur shpresat për një lehtësim të një pandemie që ka vrarë më shumë se 1.3 milion njerëz.

Në SHBA, kreu i programit të vaksinave të SHBA-së, Moncef Slaoui, tha se amerikanët e parë mund ta marrin atë deri më 11 dhjetor.

Duke cituar burime qeveritare, mediumi britanik The Telegraph gjithashtu tha se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar tha që ishte gati ta administronte atë deri më 1 dhjetor.

mund të fillojë gjithashtu administrimin e vaksinave ndaj COVID-19 që në muajin tjetër, u citua të thoshte të dielën ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.

Ai tha se dhe Gjermania ishin vendet e para të Bashkimit Evropian që kishin një plan të plotë vaksinimi.

“Ka arsye të jemi optimistë se do të ketë miratim për një vaksinë në këtë vit”, tha Spahn në një intervistë me RedaktionsNetzwerk Deutschland. “Dhe atëherë ne mund të fillojmë menjëherë”.

Spahn tha se ai kishte kërkuar nga shtetet federale të Gjermanisë që qendrat e tyre të vaksinimit të ishin gati deri në mes të dhjetorit dhe se kjo po shkonte mirë.

Gjermania ka siguruar më shumë se 300 milionë doza vaksinash me anë të Komisionit Evropian, kontratave dypalëshe dhe opsioneve tjera, tha Spahn, duke shtuar se kjo ishte më se e mjaftueshme dhe madje la hapësirë për të ndarë doza me vendet e tjera.

Ndërkohë, shkruan më tej The Guardian, përcjell Telegrafi, Spanja do të fillojë një program gjithëpërfshirës të vaksinimit në janar dhe pret që të ketë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë brenda tre muajve, tha të dielën kryeministri, Pedro Sanchez.

do të fillojë në janar dhe do të ketë 13,000 pika vaksinimi”, tha Sanchez në një shtypi pas një samiti dy-ditor në të drejtuesve të G20.

pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të jetë në gjendje të vaksinohet, me të gjitha garancitë, në tremujorin e parë të vitit”.

Veç këtyre, shkruan The Guardian, Unicef tha se po punonte me më shumë se 350 linja ajrore dhe kompani transporti mallrash për të shpërndarë vaksinat dhe një miliard shiringa në vendet e varfra si Burundi, Afganistani dhe Jemeni si pjesë e Covax, një plan global i ndarjes së vaksinave për COVID-19 me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Postime të ngjashme