Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

SHENJAT E LINDJES – KUR DUHET TË SHKONI NË SPITAL⏲

Ju duhet të shkoni në spital nëse keni këto shenja:

▶️KONTRAKSIONE TË RREGULLTA.
Gjatë gjithë shtatzënisë ju mund të keni shtrëngime në bark – këto janë kontraksionet Braxton Hicks. Si shenjë se lindja ka filluar është kur kontraksionet paraqiten çdo 5 minuta, zgjasin rreth 60 sekonda dhe bëhen gjithnjë e më të forta. Gradualisht kontraksionet do të zgjasin më tepër, do të jenë më të forta dhe më të shpeshta.

▶️GJAKRRJEDHJA NGA VAGINA.
Pak para lindjes del nga vagina një copë mukusi i përzier me sasi të pakët gjaku. Nëse humbni më tepër gjak kjo është shenjë rreziku dhe menjëherë duhet të shkoni në spital.

▶️PËLCITJA E UJORIT
Bebja juaj brenda në mitër noton në ujë. Në momentin kur pëlcasin cipat e ujorit duhet të shkoni në spital.

Shpeshherë gratë shtatzëna kanë frikë kur shkojnë në spital për të lindur. Kanë frikë nga vetë dhimbjet e lindjes, nuk e dinë se a do të bëjnë tamam atë që duhet gjatë lindjes, kanë frikë për shëndetin e vet dhe për shëndetin e bebes etj.

Duhet ta dini se gati të gjitha gratë shtatzëna kanë këtë frikë – kjo duhet t’ju bëjë që të ndjeheni më lehtë!

Mos harroni që në spital të merrni të gjitha letrat e ekzaminimeve dhe të analizave të cilat i keni bërë në vizitat antenatale. Sapo të mbërrini në spital do të shkoni në dhomën e pranimit. Aty mjeku do t’ju ekzaminojë që nënkupton:

▶️Do t’ju kontrollon pulsin,
▶️do t’ju matë temperaturën,
▶️do t’ju kontrollojë shtypjen e gjakut dhe do t’ju kontrollojë urinën
▶️Do t’ju palpojë (prekë) barkun për të parë pozicionin e bebes dhe
▶️do të dëgjojë të rrahurat e zemrës së bebes
▶️Do të bëjë ekzaminimin e brendshëm për të kontrolluar sa është zgjeruar qafa e mitrës.

Këto ekzaminime mund të përsëriten edhe disa herë tjera gjatë lindjes. Gjithmonë bëni pyetje për çdo gjë që ju intereson❗

Lindja i ka katër faza. Në fazën e parë zgjerohet (dilatohet) qafa e mitrës. Në fazën e dytë bebja del kah vagina jashtë. Në fazën e tretë del placenta. Faza e katërt quhet faza pasplacentare.

☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë

POLIKLINIKA “DR.MEMLI” – SË PARI SHËNDETI!