Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Estrogjeni, është hormoni femëror që është përgjegjës për zhvillimin dhe rregullimin e sistemit reproduktiv.

Është shumë e rëndësishme që niveli i këtij hormoni të jetë në nivelin e duhur, pasi sasia e madhe e estrogjenit mund të shkaktojë edhe kancer.

Janë dy mënyra se si rritet estrogjeni në mënyrë natyrale: kjo ndodhë në kohën e adoleshencës si dhe gjatë shtatzënisë. Por estrogjeni mund të rritet edhe për disa arsye. Edhe dieta dhe mjedisi mund të ndikojë në rritjen e këtij hormoni.

Ja disa shenja që tregojnë se ju mund të keni sasi të lartë të estrogjenit

Shumë gra mund të kenë disa ndryshime në gjoks, gjatë ciklit menstrual apo shtatëznisë, për arsye që gjinjtë janë tejet të ndjeshme ndaj hormoneve. Nëse keni pothuajse gjatë gjithë kohës dhimbje tek gjinjtë, kjo mund të jetë shenjë që ju keni sasi të madhe të estrogjenit.

Ky hormon gjithashtu ndikon edhe në gjendjen mentale dhe emocionale. Gratë që kanë sasi të madhe të estrogjenit, kanë më shumë tendencë të përjetojnë ndryshime të humorit.

Kur trupi prodhon sasi të madhe të estrogjenit, gratë kanë tendencë të humbasin më shumë flokë si dhe të përfitojnë peshë.

[ad_2]