Shënoi golin e fitores, ja deklarata e Lirim Kastratit pas ndeshjes

loading...


Autori i golit të vetëm në ndeshjen Kosovë – Moldavi, Lirim Kastrati është shprehur shumë i lumtur me fitoren e sotme.

Ai ka theksuar se është i lumtur me fitoren, pasi ky triumf ka rikthyer atmosferën e mirë tek “Dardanët”, pas disa ndeshjeve me humbje, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kam pas temperaturë para lojës dhe s’kam qenë bash mirë, pas 10 ndeshjeve fituam, s’ka lidhje a kam dhënë gol a jo, por është kthyer atmosfera që e kemi pas më herët”, tha fillimisht Kastrati për SuperSport Kosova.

“Është një ndjenjë shumë e mirë që shënova, por jo vetëm unë, por gjithë ekipi ka bo ndeshje të mirë. Çdo kombëtare tani po bën futboll të mirë dhe sot është vështirë të fitosh ndeshje me lehtësi”, vazhdoi Kastrati.

“Niveli i vetëbesimit më është rritur. Sot kam bërë një ndeshje të mire, por s’jam i kënaqur se kam mujt me bo gola tjerë dhe të bëjë aksione tjera. Sot kemi bërë një fitore me rëndësi dhe na është rikthyer atmosfera e mirë”, përfundoi Kastrati.

/GazetaBlic Sport

 



Related posts