shërohen të burgosurit e infektuar me coronavirus, 8 gardianë akoma duke u trajtuar

loading...

Katër të burgosur të cilët ditë më parë ishin duke u trajtuar pasi ishin infektuar me coronavirus tani më janë shëruar.

Kështu ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Shërbimi Korrektues , Florent Gashi.

“Që nga fillimi i pandemisë kemi pasur gjashtë të burgosur të infektuar me coronavirus. Katër nga të burgosurit kanë qenë duke u trajtuar deri këto ditët e fundit dhe tani janë zyrtarisht të shëruar. Në pjesën e të burgosurve s’ kemi më të infektuar”, tha Gashi për KALLXO.com.

Në anën tjetër te stafi korrektues janë edhe tetë persona të cilët po trajtohen pasi janë me coronavirus.

“Te stafi korrektues i kemi pasur 49 zyrtarë, aktualishtttnë tetë të infektuar e që gjendja e tyre shëndetësore është duke shkuar drejt stabilizimit”, shtoi tutje Gashi.

KALLXO.com që nga fillimi i pandemisë ka raportuar për kushtet dhe mundësitë e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19 brenda burgjeve të Kosovës.

Javën e kaluar KALLXO.com kishte raportuar për gjendjen e të infektuarve brenda burgjeve.

Në burgjet e Kosovës, 14 raste aktive me COVID-19



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *