Shërohet foshnja katërmuajshe e cila vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës

[ad_1]

L.U., katër muajsh, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, tashmë është shëruar pas një operimi në Turqi.

Lajmin e bëri të ditur humanisti Adnan Hyseni i cili me anë të një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas një operimi disa orësh në zemrën e foshnjës çdo gjë ka përfunduar me sukses.

Ky operacion sipas Hysenit është kryer në një nga spitalet e Turqisë, në këto e sipër ai po ashtu falënderoi të gjithë ata qytetarë të cilët kontribuuan në dhënien e mjeteve financiare, për t’ia mundësuar trajtimin si dhe operimin foshnjës.

“E pabesueshme por e vërtetë, shpëtohet jeta e L.U., merre fund akthi i prindërve të tij. Edhe një lajm i mrekullueshëm sot po e ndaj edhe me të gjithë ju bamirës, operimi disa orësh në zemren e vogëlushit Leon Ukaj ne Turqi ka përfundua me sukses. Ju që më besuat edhe në këtë iniciativë humane ndihmuat,  ju shpëtuat jetën e vogëlushit katër muajsh i cili ishte në gjendje tepër të rënd si dhe lehtësojë shpirtin e prindërve të tij të cilët janë pranë me fëmijën në spital, në Turqi e që i janë falënderues secilit bamirës për mbështetje. ZOTI kurrë mos ju hupt Bamirës ai dhe ju shpërbleftë në çdo hap të jetës tuaj”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!