Shesheli kërkon që ushtria serbe të futet në Kosovë


Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), krimineli Vojislav Sheshel ka kërkuar që ushtria serbe të futet në .

Sheshel në televizionin serb “TV Happy” ka folur për ndalimin e hyrjes në të nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiq, duke thënë se ushtria serbe duhet të hyjë në , transmeton Gazeta Express.

“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, s’ ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.

Më vonë, në një për , Sheshel tha se pajisja e Kosovës me armatim nga paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.

“Ne duhet ta marrim atë shumë seriozisht dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet”, tha Sheshel në selinë e partisë së tij.

Sheshel ka qenë i dënuar për nga  Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.

Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës në shkurt të vitit 2003 por gjyqi i tij filloi deri në nëntor të vitit 2007. Më 31 mars , ai u shpall i pafajshëm në një vendim të shkallës së parë. Më 11 prill 2018, Dhoma e Apelit e prishi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit për shkak të rolit të tij në nxitjen e dëbimit të kroatëve nga Hrtkovci. Ai u dënua me 10 vjet burg, por për shkak të kohës së kaluar në të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, ai s’ ishte detyruar të kthehej në burg.



Postime të ngjashme