Shfaqet sërish një ari në Prizren

loading...


Një ari është shfaqur në fshatin Manastricë të Prizrenit.

Në bazë të pamjeve të publikuara nga televizioni Besa, ariu shihet duke dalë nga një vend malor dhe duke ecur pastaj në drejtim të një rruge.

Shfaqja e arinjëve në komunën e Prizrenit s’ është e rrallë. Qytetarët e Prizrenit edhe gjatë vitit të kaluar kanë qenë të shqetësuar nga një ari, i cili kohë pas kohë ka “vizituar” banorët e fshatit Pousko ku edhe u ka bërë dëme të shumta materiale.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *