Shfaqja ‘Rinoqeronti’ jepet nesër premierë në Teatrin Kombëtar

loading...


Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq të martën (13.10.2020) premierën e shfaqjes “Rinoqeronti” të Eugene Ionesco, me regji dhe adaptimi të Gëzim Hasanit. 

Shfaqja ‘Rinoqeronti’ jepet duke filluar në nga ora 20:00.  

TKK-ja me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se shfaqja “Rinoqeronti” vjen si thirrje për shoqërinë e hutuar në banalitet dhe apati ndaj problemeve thelbësore njerëzore, që banalizohet deri në absurditet, ku me anë të ironisë dhe humorit tenton të sjellë frymë dhe shpresë te shikuesi/vepruesi. 

“Kjo vjen në kohën e duhur, ku vet shikuesi kosovar ka dilema të ngjashme me simbolikat e shfaqjes, që e bën këtë tematikë të njohur dhe të përditshme për gjithsecilin që është i gatshëm të pranojë përgjegjësinë ndaj vet jetës së tij/saj. Shfaqja ngrihet si aktakuzë e fuqishme ndaj çdo fenomeni negativ të Kosovës së pasluftës, ku atakohen të gjithë ata që zgjodhen formën më të shpejtë të arritjes së qëllimit, që sipas vet shfaqjes i shtyn në ç’ njerzim, ose shndërrim në (kafshë/rinoqeront), Me kusht që i referohemi botës së shfaqjes”, thuhet në njoftimin e TKK-së për shfaqjen. 

Në shfaqje luajnë: Njomza Tmava, Qëndresa Jashari, Blerta Gubetini Allmir Suhodolli, Florieta Bajraktari, Dora Xhemajli.

  

 

 



Related posts