Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Përderisa rënia e flokëve konsiderohet më tepër si një problem apo shqetësim te meshkujt, edhe femrat mund të përjetojnë rënien apo dobësimin e flokëve. Ekzistojnë faktorë të ndryshëm; të brendshëm e të jashtëm të cilët mund të na çojnë deri te humbja e flokëve.

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve, vlerat ushqyese të dobëta, tymi i duhanit, stresi emocional dhe psikologjik, ndryshimet hormonale, gjenetika apo trashëgimia janë disa nga shkaktarët e rënies dhe dobësimit të flokëve.

Si të parandalojmë rënien e flokëve:

Një thënie e vjetër thotë se mendja e shëndoshë është në trup të shëndoshë, kjo vlen  edhe për flokët meqenëse me anë të konsumimit të ushqimeve të shëndetshme mund të përforcojmë dhe të ruajmë flokët nga dëmet e padëshiruara. Vezët, spinaqi, mishërat (mushkëritë apo mëlçia) dhe avokado janë disa nga produktet ushqimore të cilat përmbajnë sasi të mirë të biotinës.

Biotina është pjesë e vitaminave B-Kompleks e emri i saj vjen nga fjala greke “biotos” që do të thotë jetë. Kjo vitaminë stimulon prodhimin e keratinës e cila shërben si mburojë për flokët, thonjtë dhe lëkurën e shëndetshme. Përveç ushqimeve biotinën mund ta marrim edhe si suplement në formë të kapsulës apo tabletës  për përfitime më të shtuara. Një ndër suplementet më të kompletuar është Hair-vit nga prodhuesi anglez HealthAid i cili përmbanë vitamina, minerale dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm në rritjen dhe forcimin e flokut si dhe mirëmbajtjen në përgjithësi. Ky product përmbanë edhe Biotin dhe Zink si ndër përbërësit kryesorë që ndikojnë në shëndetin e flokut.               

https://www.facebook.com/HealthAidKs/photos/2475658919339368

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page