Thu. Aug 18th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Sëmundja e
diabetit (sëmundja e sheqerit), e njohur në gjuhën mjekësore si diabetes
mellitus
, njihet si sëmundje kronike e cila shkaktohet nga sasia e madhe e
sheqerit(glukozës) në gjak, i cili merret nga ushqimet që konsumojmë.

Shkaqet që kjo sëmundje
manifestohet te një person janë të ndryshme, por faktor i rëndësishëm në këtë
mes është gjenetika e cila determinon jo pak në të tilla raste.  Problemet që shkaktohen në një organizëm nga
sëmundja e diabetit (sëmundja e sheqerit) s’ janë të njëjta me të personit tjetër i cili ka pasoja të
tjera.

Por, çka është e
domosdoshme për t’u theksuar, mënyra se si konstruktohet diabeti (sëmundja e sheqerit) në trup është
pothuajse e njëjtë në të gjitha rastet. Hormoni i insulinës, që bën bartjen e
sheqerit nga gjaku te qelizat, mund të mos jetë i prodhuar në masë të madhe ose
aspak nga pankreasi i cili e krijon këtë hormon, ashtu që një pjesë e madhe e
sheqerit mbetet e depozituar në gjak. Kur s’ arrihet që të bëhet bartja e
mjaftueshme e sheqerit në gjak, kjo pjesë e tij akoma e pastacionuar e sheqerit në
vendin e duhur shkakton probleme të mëtejme shëndetësore, për rrjedhojë shfaqet
diabeti (sëmundja e sheqerit).

Disa nga
simptomat me të cilat paraqitet diabeti (sëmundja e sheqerit) janë: etja e shtuar, tharja e gojës,
shikim i mjegulluar, dehidratimi, mpirja e gjymtyrëve, shtimi i oreksit, humbja
e apetitit etj.

Duke ditur se
diabeti (sëmundja e sheqerit) shfaqet në forma të ndryshme, janë disa trajtime të kësaj sëmundjeje të
cilat mund të kenë sukses. Disa nga këto trajtime janë: tabletat dhe mjekimi (për
diabetin (sëmundjen e sheqerit) e tipit 2 që ka mungesë të konsiderueshme të insulinës), tretmani me
insulinë (për diabetin (sëmundjen e sheqerit) e tipit 1 që ka mungesë totale të insulinës) dhe përdorimi
i aspirinës (për personat me probleme me zemër).

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x