Problemet me tretjen mund të shkaktojnë një parehati të madhe tek njeriu.

Ato mund të ndodhin si pasojë e ushqyerjes por edhe stresit.

Megjithatë, ka raste kur pavarësisht përkujdesjes, njeriu përballet me probleme me tretjen, veçanërisht konstipacion, pavarësisht masave të marra.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për gjërat të cilat s’ e dinit se mund të shkaktojnë konstipacion.

Ndryshimet Në Rutinën Tuaj

Le të marrim rastin e pushimeve. Shumë prej jush mund ta kenë vënë re që gjatë pushimeve, sistemi tretës çoroditet disi.

Trupi është më i tensionuar dhe s’ ndihet i sigurt.

Ju mund të merrni probiotikë, të mundoheni të qetësoheni dhe të kryeni aktivitet fizik që të vëni gjërat në lëvizje.

Kafeja e Tepërt

Njeriu duhet të tregohet i vëmendshëm ndaj sasive të konsumuara të kafesë në ditë.

Po qe se e teproni me kafenë, atëherë me siguri do të vuani nga konstipacioni.

Mes rolit të mirë dhe negativ në tretje të kafesë, qëndron një linjë shumë e hollë, thonë specialistët e AgroWeb.org

Fibra

Njeriu ka nevojë të ketë më shumë fibër në organizëm, por Po qe se sasitë e saj janë të mëdha, atëherë problemet do të shkaktohen në zorrën e trashë.

Po qe se ndiheni të fryrë e të bllokuar, është koha të hiqni dorë nga fibra prejse do të futeni në një rreth vicioz konstipacioni.

Jeta pasive

Të qëndruarit ulur për shumë kohë mund të dëmtojë lëvizjen e zorrës së trashë dhe sistemin tretës në përgjithësi.

Përpiquni të ecni, kërceni e të lëvizni sa më shpesh që të përmirësoni tretjen.

Mungesa e Ujit

Dehidratimi ndikon në funksionimin e zorrëve dhe shkakton konstipacion.

Po qe se dëshironi të keni një sistem të shëndetshëm tretës, sigurohuni të pini sa më shumë ujë.

Rrallë e Për Mall

Po qe se ka një ushqim që ju pëlqen por të cilin e konsumoni shumë rrallë, atëherë ai me siguri do të shkaktojë konstipacion.

I tillë është rasti i produkteve të bulmetit të cilat kur s’ i konsumon për pak kohë, kanë tendencën të bëjnë trazira në stomak./AgroWeb.org